LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot në "Çukur"/ Aliço fillon menjëherë kërkimet për të gjetur Senën

8 Tetor 2018, 07:42, Aktualitet CNA
Sot në "Çukur"/ Aliço fillon menjëherë

Emi vjen në Spital dhe e përgëzon Jamaçi duke i thënë se u tregua trim duke mbrojtur babain e tij, Jamaçi i thotë Emit që babai i tij nuk do të qëndroj më në Spital, Jamaç i thotë Emit që të përgatisë mjetet e nevojshme që shërbimi mjekësorë Idrisit t’i shërbehet në shtëpi, pasi në Spital ai nuk është i sigurtë. Sena e vetme në shtëpi pret lajm për ndonjë shenjë të Jamaçit. Idrisi sillet në shtëpinë e tij, Selim i thotë Jamaçit se një vajzë ka pyetur për të por ai nuk i përgjigjet, Selim dhe Jamaçi shkojnë në vendin ku Emi dhe Pasha po detyrojnë njeriun e Vartolus të flasë për vendodhjen e Vartolus, ata e torturojnë atë, Jamaç i thotë Pashait ta lërë me kaq por Pashai vazhdon ta pyesë për adresën e Vartolus, ai i jep një adresë dhe më pas ata e vrasin.

Teksa Vartolu me njerëzit e tij luajnë futboll në oborr, Selim i dërgon kokën e njeriut të Vartolus që ata vranë, më pas i telefonon që të takohen, Selim dhe Vartolu takohen në shtëpinë e Vartolus, Vartolu i thotë Selimit se ata janë në të njëjtë anë dhe se e paguan për informacionet që Selim i jep, ndërsa Selim i thotë se i’a ka thënë edhe më parë që familja e tij nuk do të preket. Sena e lodhur nga kërkimi i Jamaçi ajo vendos të kthehet në Izmir tek familja e saj.

Ajo i thotë babait të saj se është e martuar, ajo zihet me nënën e saj duke i thënë se nuk do t’i shkojë në funeral. Babai i Senës bën kërkime për Koçovalinjtë dhe i thotë Senës se ata janë një familje mafioze. Jamaç fillon të vendos rregulla në lagje dhe se nuk do të kryejnë asnjë veprim pa dijeninë e tij. Jamaç i jep detyrë të rendësishme Aliços të Senën, dhe Aliço fillon menjëherë kërkimet për të gjetur Senën.

Lajmet e fundit nga