LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët bëhen me dhimbje koke/ Rritet sërish çmimi i naftës

8 Tetor 2018, 16:46, Aktualitet CNA
Shqiptarët bëhen me dhimbje koke/ Rritet sërish çmimi i

Çmimi i naftës në Shqipëri brenda javës është rritur me 10 lekë për litër. Në pjesën më të madhe të karburanteve, nafta aktualisht shitet me 183 lekë, ndërsa benzina me 184 lekë.

Ndërkohë janë evidentuar edhe anomali, ku në disa pika, një litër naftë shitet me 192 lekë. Kjo rritje e rendit vendin tonë në 10 shtetet me çmimin më ta lartë në Europë, si Danimarka, Franca, Anglia dhe Italia, të cilat përdorin standartin euro 5.

Ndërkohë kemi lënë mbrapa vende si Austria, Holanda, Japonia apo Gjermania.

Kujtojmë këtu, se mesatarja e çmimit të një litri naftë në botë është 117 lekë dhe krahasuar me Shqipërinë është 40% më pak.

Edhe në rajon, Shqipëria mban rekord për çmimin e naftës, duke lënë pas Serbnë, Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë.

Tregtarët, shtrenjtimin, e lidhin me rritjen në 100 dollarë të një fuçie, në tregjet ndërkombëtare. /CNA.al

Lajmet e fundit nga