LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tallet keqazi me Bashën/ Revolucioni u bë, por mediat e kapura e censuruan

8 Tetor 2018, 11:39, Aktualitet CNA
Rama tallet keqazi me Bashën/ Revolucioni u bë, por mediat e kapura e

Partia Socialiste mblodhi grupin e saj parlamentar paraditen e sotme. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kryeministri Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me të ashtuquajturin revolucion që do bënte në shtator.

?Basha flet për fundin e botës, por në fakt po i vjen fundi i lojës. Lajmëroi edhe revolucione të tjera, si ai që bëri në shtator, por që u censuruar nga mediat e kapura, prandaj nuk e mori vesh asnjeri që ka ndodhur ?-tha Rama.

Më tej, ndërsa vijoi ironinë ndaj kreut të opozitës, Rama u shpreh se ?Basha më ka kërkuar pushtetin në tavolinë, një herë unë një herë ai. Por jo, pushteti është e vetmja gjë që unë Bashës s?ia jap dot. Edhe gjysmën e zemrës ia jap, por pushtetin jo. Pse? Sepse pushtetin s?e kam unë, por populli që voton.

Edhe po të dal me Gramozin, nga veriu në jug, se Taulanti s?na bashkohet dot, dhe të kërkojmë: Aman na hiqni pushtetin, dhe jepjani Bashës! Askush nuk e bën. Basha, Mona dhe pjesa e opozitës janë si i mbyturi që kërkon ndihmë nga mëngjesi deri në darkë,? ?deklaroi kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga