LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet e nxorën zbuluar/ Salianji i bën rezistencë Prokurorisë

8 Tetor 2018, 20:29, Aktualitet CNA
Përgjimet e nxorën zbuluar/ Salianji i bën rezistencë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në emisionin ?Open? të Eni Vasilit në Top Channel është shprehur se nuk ka frikë nga arrestimi, pasi ai sipas tij audio-përgjimi është i vërtetë dhe Prokuroria po bën një lojë.

Sipas Salianjit asgjë nuk është e montuar ndonëse në deklarimet e gazetarit, i cili ka thënë se audio-përgjimin ia kishte dhënë deputetit, pasi e kishte nën zotërim, ndërsa në kontrast është dekarimi që ai kishte dhënë për Prokurorinë.

?Prokuroria ka bërë lojë. Është qesharake, të kem frikë unë nga arrestimi që kam denoncuar krimin dhe s?kanë frikë këta që kanë bërë krimin.  Edi Rama që në ditën e parë nuk ka folur fare, as Agron Xhafaj nuk ka dalë para publikut që të thotë ky nuk është zëri im. Mund të dilte të thoshte?Vetëm kur doli aktekspertimi në laboratorin italian. Prokuroria ka depozituar një material nga media, por ka dhe një material nga gazetari dhe ai që kemi depozituar ne një ditë pas publikimit. Ishin dhe dy zëra të tjera Agron Hyseni dhe Alizoti së bashku me zërin e Agron Xhafajt. Jo vetëm që ka çuar material nga media, por edhe sipas ekspertes britanike:
Folsi në fjalë bashkëpunëtori është Albert Veli
Ekspertja përjashton Agron Hysenin se mund të jetë aktor që ka luajtur rolin e Xhafajt.
Zëri i Alizotit dhe Xhafajt janë zëra të ngjashëm si me njëri-tjetrin ashtu edhe me Agronin?,- u shpreh Salianji./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga