Connect with Us

“Opozita vendosi tritolin”/ Çuni i Fahriut “kryqëzon” Ramën

Aktualitet

“Opozita vendosi tritolin”/ Çuni i Fahriut “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u ka bërë thirrje, qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, pasi Kryeministri Edi Rama po kthehet në rrezik kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale Balliu ka shkruar, se Edi Rama është vënë në një cep dhe nuk di së çfarë bën e nuk di çfarë flet.

Deputeti ka reaguar edhe për deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se tritolin në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut e vendosi, opozita.

“Sot Edi Rama është vënë në një cep dhe nuk di së çfarë bën e nuk di çfarë flet. Kështu dinë të veprojnë frikacakët e vënë me shpatulla pas murit, pas publikimit të fakteve tronditëse që tregojnë lidhjet e tyre me krimin dhe bandat. Vetëm kjo mund të shpjegonte akuzat e frikacakut Edi Rama, i cili deklaron se opozita i ka vënë tritolin vajzës që digjte veten me cigare kur kishte stres”,- ka shkruar, ai në postimin e tij.

Postimi i plotë

FRIKACAKU ME SHPATULLA PAS MURIT, NUK DI SE ÇBËN.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon nga i vjen rreziku i vërtetë Saimir Tahirit

I bëj thirrje çdo qytetari, intelektuali, politikani, biznesmeni të vogël e të madh që në këto orë të bëjnë kujdes. Sytë katër pasi Edi Rama po kthehet në rrezik kombëtar.

Sot Edi Rama është vënë në një cep dhe nuk di së çfarë bën e nuk di çfarë flet. Kështu dinë të veprojnë frikacakët e vënë me shpatulla pas murit, pas publikimit të fakteve tronditëse që tregojnë lidhjet e tyre me krimin dhe bandat.

Vetëm kjo mund të shpjegonte akuzat e frikacakut Edi Rama, i cili deklaron se opozita i ka vënë tritolin vajzës që digjte veten me cigare kur kishte stres.

Por më problematike është se në këto raste frikacaku mund të marrë vendime të tmerrshme nga frika. Janë qytetarët ata që mund të vuajnë rritjen e mëtejshme të taksave, arrestime propagandistike apo shpërthime me tritol të banesave të tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës lehtëson masat anti-Covid/ Ndryshon orari i lëvizjes, rihapen këto aktivitete

Qeveria e Kosovës ka hequr disa kufizime të vëna më 6 prill për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Me vendim të ri të së dielës, i cili nis së zbatuari nga 19 prilli, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën 22:30 – 05:00.

Institucionet arsimore, si publike, ashtu edhe ato private të të gjitha niveleve të arsimit, do të zhvillojnë mësimin me prezencë online.

Bizneseve të gastronomisë do t’iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror.

Qendrat tregtare do të hapen po ashtu, duke pasur parasysh mbajtjen e distancës.

Sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, masa e njëjtë do të vazhdojë të zbatohet, që nënkupton se secili person që shkon në këtë shtet nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të prezantojë testin PCR për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për atë që është konsideruar mbyllje e pjesshme nga data 7 deri më 18 të këtij muaji.

Masat kishin për qëllim luftimin e pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve nga muaji mars.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi/ Konflikti Rama-Meta karshillëk shqiptarëve

LEXO EDHE:  "Djem dhe vajza si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan"/ Rama flet me superlativa për kosovarët: Ta mbushnin plot syrin

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,517 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,072 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë të dielën se një ekip negociues është duke punuar për sigurimin e vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) në Shtetet e Bashkuara./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Publikuar

-

Nga

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vijuar takimet në sajë të fushatës elektorale të 25 prillit.

Sot ai është ndalur në qytetin e Tropojës, ku ka ofenduar dhe është tallur rëndë me banorët e qytetit verior.

Teksa kishte hipur mbi një poltron dhe po fliste para dhjetëra militantëve të PD-së, Basha ka ofenduar vendasit duke i quajtur tropojse dhe topojsa, ndërkohë që banorëve të kësaj zone i thërrasin të gjithë tropojanë.

Kjo tregon papërgjegjshmëri nga ana e kreut të opozitës, i cili pretendon të marrë mandatin e kryeministrit dhe të drejtojë qeverinë e këtij vendi.

LEXO EDHE:  Rama merr vendimin drastik për drejtorin e Beratit/ Publikon videon: Ja pse duhej bërë

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon nga i vjen rreziku i vërtetë Saimir Tahirit

Basha shpeshherë ka bërë gafa në daljet publike, por deklarata e sotme mund të konsiderohet si më ofenduesja për shqiptarët dhe në veçanti tropojanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ letër partive: Hiqni materialet propagandistike nga fasadat e ndërtesave publike

Publikuar

-

Nga

“Zgjidh, voto, vendos”/ Celibashi bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews

LEXO EDHE:  Astrit Patozi/ Konflikti Rama-Meta karshillëk shqiptarëve

LEXO TE PLOTE