LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndahet papritur nga jeta gazetari i njohur shqiptar

8 Tetor 2018, 10:14, Aktualitet CNA
Ndahet papritur nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare.

Gazetari, historiani e redaktori shqiptari Thimi Nika, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka dhënë sot në mëngjes miku i tij, Agim Xhafka i cili e kujton Thimi Nikën si shokun e të gjithëve.

Thimi Nika ka qenë për 20 vjet pedagog i jashtëm i Universitetit të Tiranës. Në vitin 1982, mbrojti gradën shkencore ?Kandidat i Shkencave? dhe, nga viti 1995, është ?Doktor i shkencave?.

Thimi Nika është autor i tre librave të botuar. Libri i tretë titullohet ?Historia e Filatelisë Shqiptare?, në vitin 2013, vit i 100-vjetorit të pullës së parë kombëtare shqiptare.

Ai koleksiononte pulla dhe histori postare shqiptare, monedha e kartëmonedha shqiptare,kartolina dhe fotografi shqiptare.

Ja çfarë shkruan Agim Xhafka për të ndjerin:

Qysh në mëngjes lexova që na la Thimi Nika. Fluturoi pa zbardhur dita që të mos na trazonte ëndrrat. Bëri atë që dinte më mirë; askush të mos ia mësonte hallet e tij.

U mbështeta te tavolina dhe i thashë gruas:

-Thimi na la.

Mbesa, sa pa hidhërimin tonë, pyeti:

-Çfarë profesioni kishte?

-Punonte shok, ashtu tërë jetën.-i thashë.

Dhe qëllova në shenjë. Ai qe gazetar, shef, drejtor, filatelist, historian, redaktor klasi, botues?

Ama së pari ishte shoku i të gjithëve. Të dëgjonte pa fund, të këshillonte, të mësonte dhe veç qeshte. Sikur nxirrte zemrën mbi tavolinë.

Për dy orë gënjeja veten se lajmi do ishte fake. Por me sa duket duhet të mësohemi pa Thimin. Nëse do më duhet këshilla e tij, do dal në breg të Jonit e do nis drejt reve a zogjve hallin tim. Dhe Thimi do ma sjellë përgjigjen. Si? E di ai. Se atje mbi ne atij nuk i rrihet pa ne. Do e ngrejë një antenë e do flasim e shihemi. Me sms, me skype? Të presim siç prisnim mendimin e tij aq të çmuar.

Lamtumirë shok e mik. Mos na harro,ore!?

Lajmet e fundit nga