Connect with Us

Kandidaturat për në Strasburg/ Shehu adreson shqetësimet e Bashës në PPE

Aktualitet

Kandidaturat për në Strasburg/ Shehu adreson shqetësimet e Bashës në PPE

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka bërë me dije se shqetësimet e krye demokratit, Basha për përzgjedhjen e kandidatëve që po bën qeveria shqiptare për përfaqësim në Gjykatën e Strasburgut, i ka ngritur ditën sotme në grupin e PPE të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Një një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se në deklaratën e tij e ka vënë theksin tek procesi i mbyllur, pa asnjë transparencë, pa u marrë mendimi i Kuvendit e opozitës, pa asnjë konsultim me organizmat e gjera të sistemit tonë të drejtësisë, të specialistëve.

Më tej deputeti demokrat pohon se “Pra ne te gjithe ate proces “perzgjedhje” eshte implementuar nje praktike jo korrekte, e fshehte, shume larg standarteve te domosdoshem dhe e dyfishte ne krahasim me ate cfare kerkohet se paku formalisht, per te tjeret ne vend”.

Postimi i plotë:

Mbas nje komunikimi disa mujor tonin me strukturat e nivelet e ndryshme, te Keshillit te Europes, ne lidhje me ”propozimin” e kandidaturave te derguar nga Qeveria Shqiptare per gjykaten prane tij, sot kjo ceshtje u diskutua edhe ne grupin parlamentar te PPE.

Ne ato komunikime te mepareshme, Kryetari Basha ka denoncuar disa here faktin se procesi i perzgjedhjes se tyre ne Shqiperi eshte bere larg rregullave te nevojeshme e principeve demokratike, duke qene ne vazhden e kapjes se drejtesise nga Rama.

Sot une i ringrita keto shqetesime ne grupin e PPE te Asamblese se Keshillit te Europes.

LEXO EDHE:  SHBA t’i heqë vizën Ramës dhe Tahirit

Theksova se e gjithe procedura e perzgjedhjes eshte realizuar e mbyllur, pa asnje transparence, pa u marre mendimi i Kuvendit e opozites, pa asnje konsultim me organizmat e gjera te sistemit tone te drejtesise, te specialisteve, te forumeve te tyre etj.

Akoma me keq keto propozime jane derguar pa ju nenshtruar “ Vetingut”, gje kjo e domosdoshme per gjykatesit, prokuroret edhe per policet shqiptare, si dhe e para deklaruar  nga Qeveria shqiptare edhe per kete perzgjedhje.

Pra ne te gjithe ate proces “perzgjedhje” eshte implementuar nje praktike jo korrekte, e fshehte, shume larg standarteve te domosdoshem dhe e dyfishte ne krahasim me ate cfare kerkohet se paku formalisht, per te tjeret ne vend.

Rilindja keshtu, sic po tenton te kape drejtesine tone ne Shqiperi, po perpiqet qe me po ato instrumenta te “erreta” te penetroje ilegalisht edhe ne strukturat e tilla jashte vendit, gje kjo tejet e rrezikeshme.

Pa asnje lekundje ky fenomen primitiv, komprometues e shkaterrues, duhet ndaluar sa nuk eshte vone./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i ofroi opozitës kohë që të sjellin draftet për çështjen e koalicioneve parazgjedhore dhe të formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa opozita, nga ana e saj ka kërkuar që çështja duhet të shkojë në ODIHR.

Zv/kryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi sot në “Ilva Now” se marrëveshja e nënshkruar në 14 janar përfshin një nen që specifikon se kur çështjet nuk kanë zgjidhje, duhet të dërgohen në ODIHR. Elisa Spiropali, ministrja e PS për Marrëdhëniet me Parlamentin, u përgjigj duke thënë se ODIHR nuk mund të reagojë mbi të gjithë sistemin, por i duhet një draft specifik.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rastin në fjalë, gazetari Ervin Koçi, i drejtoi një pyetje ODIHR nëse do të përfshihej në këtë çështje, duke ofruar një opinion mbi kërkesën e opozitës në lidhje me koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve.



Zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz, u përgjigj për Euronews Albania duke thënë se ODIHR ka mbështetur punën e Komisionit Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara se të miratoheshin ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë ndihmë në adresimin e rekomandimeve.

LEXO EDHE:  SHBA t’i heqë vizën Ramës dhe Tahirit

LEXO EDHE:  Nga Dritan Hila/Llogaria që do të paguajë Lulzim Basha

“Jemi gati të vazhdojmë ta mbështesim Këshillin sipas nevojës, dhe mirëpresim detaje të mëtejshme nga Këshilli në lidhje me synimet që kanë, dhe se si mund të ofrojmë ndihmë konkrete. Si gjithnjë, jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë me adresimin e rekomandimeve të ODIHR në lidhje me zgjedhjet”, tha zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë varet…

Publikuar

-

Nga

Atentatet në Tiranë dhe Elbasan/ Ardi Veliu paralajmëron vartësit: Qëndrimi në detyrë do varet…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë paralajmërime të forta për drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe të Elbasanit gjatë një takimi që ka zhvilluar me ta.

Veliu i ka kërkuar atyre angazhim maksimal për zbardhjen e krimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, ndërsa i ka caktuar detyra dhe ka vendosur afate.

Drejtori i Polisisë së Shtetit ka paralajmëruar vartësit se qëndrimi i tyre në detyrë do të varet nga zbardhja ose jo e këtyre ngjarjeve që tronditën publikun së fundmi.



Pas urdhrit të tij është hartuar një plan masash për kontrolle blice në të gjithë territorin dhe ka ngritur postblloqe për të kontrolluar personat që qarkullojnë me armë.

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/Portrete paranojake për një Lulzim që nuk ekziston

LEXO EDHE:  Del hileja e Bashës/ Pse nuk po e mbështet Selamin në kërkesën...

Gjithashtu Veliu ka urdhëruar të mbahen nën kontroll personat me precedentë penalë në fushën e krimit dhe të trafikimit të drogës.

Ndërkohë, sot janë kryer disa kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit. Këto kontrolle vijnë pas atentateve të bëra ditëve të fundit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qenas të Fierit. Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, njofton policia.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE