Connect with Us

Elvana Gjata mollë sherri e ekzekutimit në ish-bllok?/ Flet avokati i Martinajt

Aktualitet

Elvana Gjata mollë sherri e ekzekutimit në ish-bllok?/ Flet avokati i Martinajt

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, avokati i Ervis Martinajt, të plagosurit në ish-bllok ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen.

Në media u raportua se mollë e sherrit në këtë ngjarje ishte bërë këngëtarja Elvana Gjata, për shkak të një ngacmimi që asaj mund t’i ishte bërë nga të plagosurit, apo viktima, pasi në lokal ishte gjendur i fejuari i këngëtares, tashmë i shpallur në kërkim.

LEXO EDHE:  Motra e Elvana Gjatës hedh hapin e rëndësishëm në Gjermani/ Besa Kokëdhima e ndan me të gjithë

Lidhur me këtë fakt, Vasili ka pyetur avokatin e Martinajt, se cili ishte roli i Gjatës në këtë ngjarje.

Vasili: A është Elvana Gjata molla e sherrit të atentatit në ish-bllok?

Avokati: Nuk ka pasur Ervis Martinaj asnjë lloj sherri me Ervin Matën, të fejuarin e kengëtares për motive të ndryshme, apo për vetë këngëtaren Elvana Gjata. Nuk ka një sherr të tillë në dijeninë time./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxënësit të cilët ditën e sotme kanë rinisur procesin e ri mesimor. Në foto vihen re masat e reja të marra nëpër shkolla në kushtet e pandemisë, që po kufizon zhvillimin në mënyrë normale të shkollës.

Ai i uron nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor.



“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Grabitën dhjetra njerëz në Dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallen në kërkim 3 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Grabitën dhjetra shtëpi në dhërmi/ Arrestohet 42 vjeçari, shpallën në kërkim 3 të tjerë

Policia e shtetit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qeparo, Shën Vasil, Nivicë dhe Dhërmi.

Shtetasi me iniciale N.P 42 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Shtetasi N. P., në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve, të cilat i kanë kryer në vende të ndryshme si banesa dhe ambiente të hapura, konkretisht:

Më datë 31.07.2020, në fshatin Shën Vasil, dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur me thyerje banesën e braktisur të shtetasit L. Q., vend në të cilin është gjetur një armë zjarri kallashnikov, e cila dyshohet të jetë e autorëve të mësipërm, pasi këta shtetas e përdornin këtë banesë si vendstrehim gjatë kryerjes së vjedhjeve

LEXO EDHE:  Kylie Jenner kopjon Elvana Gjatën



Më datë 07.09.2020, në Himarë, kanë vjedhur 2 motomjete në pronësi të shtetasve N. P. dhe T. P. Në të njëjtën ditë dyshohet se kanë vjedhur sendet personale të shtetasit maqedonas Z. T., në hotelin ku ai ishte akomoduar për pushime

LEXO EDHE:  Kylie Jenner kopjon Elvana Gjatën

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht sende personale të personave të ndryshëm në Dhërmi të Himarës, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në fushën e vjedhjes.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE