Horoskopi javor nga Meri/ Një planet do ndryshojë rrjedhën e jetës suaj
“Nje planet i kundert e ndryshon rrjedhen e jetes sone sidom...
Në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të gjithë bënë të ditur: sulmet e Rusisë janë shtuar. Jo me tanke dhe me raketa, por përmes internetit. Edhe kjo mund të bëhet në bazë të një plani, mendon Miodrag Soric.
Dëshmitë janë bindëse: shërbimet e fshehta të Holandës, të Britanisë së Madhe dhe të Zvicrës përmendin emra dhe për një pjesë të tyre edhe gradën në shërbim të agjentëve rusë, që qëndrojnë pas valës së sulmeve kibernetike të kohëve të fundit. Amerikanët, kanadezët, danezët dhe australianët ankohen gjithashtu për sulme të piratëve rusë të internetit. Edhe nëse ankesat kundër Moskës në vështrim të parë të duken të bëra në marrëveshje: askush nuk dyshon se para së gjithash agjentë rusë sulmojnë në mënyrë të vazhdueshme institucionet perëndimore, partitë, sipërmarrjet dhe organizatat e sportit. Moska vërtet që e kundërshton këtë. Por këtë kundërshtim e bën në formë mekanike, si një ushtrim të bezdisshëm, shpesh me nënton cinik.
A ka ende kuptim dialogu i shoqërisë civile?
Perëndimi përgjigjet me kundërmasa. Ai do të investojë më shumë para në luftën kibernetike që po zhvillohet. Njëkohësisht, shumë pyesin se çfarë qëndron pas kësaj sjelljeje agresive të Kremlinit, të harruar prej kohësh? Cili është synimi i Moskës? Sepse spiralja e sanksioneve dhe e kundërsanksioneve që rrotullohet gjithnjë e më me shpejtësi nuk të çon askund. Në fund ato që humbasin janë të dyja palët. Dialogu i Petersburgut, për të afruar shoqëritë civile të të dyja palëve, që fillon pas pak ditësh ka gjithnjë e më pak kuptim në sfondin e rritjes së tensionit mes Perëndimit dhe Lindjes. Pse të flitet me njëri-tjetrin, kur në fund mungon vullneti politik bazë për një bashkëpunim në rritje?
Kështu që Perëndimi vazhdon të spekulojë se çfarë qëndron pas veprimeve brutale të rusëve. Ajo që të bie në sy: sulmet e fundit i kreu para së gjithash Shërbimi i Fshehtë Ushtarak rus GRU. Dhe ajo që të bie gjithashtu në sy: sa në mënyrë diletante kanë vepruar spiunët, çfarë gjurmësh kanë lënë, që ata madje lejuan të kapen me presh në duar.
Moskës nuk i bëjnë përshtypje protestat e Perëndimit. Kjo të kujton kohët e Luftës së ftohtë. Por edhe vetë atëherë ekzistonte pak a shumë një besim bazë ndaj palës tjetër. Ky besim tani është rrënuar plotësisht. Se kur nisi kjo është e vështirë të përcaktohet. Përpjekje për një fillim të ri në marrëdhëniet me Moskën kanë dështuar. Deklaratat e Presidentit Trump për ta përmirësuar raportin me Moskën, dështuan në rezistencën e Kongresit. Ndërkohë politikanët në Lindje dhe Perëndim flasin më tepër për njëri-tjetrin, se me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për para? Përballë sulmeve më të fundit nga Rusia vendet e NATO-s i kanë rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Presidenti Putin në fakt pati deklaruar se do ta ulte sërish buxhetin e mbrojtjes për vitin 2019. I duhen paratë për të nxitur rritjen e dobët ekonomike. Gjeneralët e tij kjo nuk do t’i gëzojë. Dhe që tani spekulohet që për këtë arsye i ndërmori sulmet më të fundit kibernetike Shërbimi i Fshehtë Ushtarak rus GRU. Sepse tensionet në rritje me kundërshtarin janë gjithmonë të mira për buxhetin e mbrojtjes. Të tjerë pohojnë se Uashingtoni sillet në këtë mënyrë, sepse Uashingtoni ka vendosur tashmë që t’i ashpërsojë në mënyrë drastike sanksionet në fund të nëntorit. Moskës i mungojnë në këtë mënyrë stimujt për sjellje më të mirë.
Çfarëdo që të fshihet pas agresivitetit të ri të Rusisë: dikur Kremlini do të detyrohet të tërhiqet sërish. Marrëdhënie më të mira janë si në interesin e Rusisë, ashtu edhe të Perëndimit. Edhe një aleancë me Kinën nuk është alternativë e vërtetë për partneritetin me Perëndimin. Sepse Pekini është kalkulues i ftohtë./ DW
“Nje planet i kundert e ndryshon rrjedhen e jetes sone sidom...
Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani ka publikuar një fak...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Bul...
Emi vjen në Spital dhe e përgëzon Jamaçi duke i thënë se u t...
Vijon të shkaktojë shumë bujë në media, ngjarja e rëndë e nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sërish reag...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin ...
Një shpërthim tritoli ka tronditur Fushë-Krujën, rreth orës ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI 21. mars – 20. prill Bëni shumë kujdes nga Jupteri i ...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave a...
DASHI 21. mars – 20. prill Ata qe janë ne një lidhje do kal...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, prej kohësh është sh...
Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka kërcënuar s...
Banorët e Katundit të Ri në Elbasan prej kohësh po përballen...
Tre persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa shtatë të tjerë ja...
Aktori britanik Tom Hardy në mbrëmjen e debutimit në kinema ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Pas fotos së publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i ...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas refuzimit ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...