LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati thumbon Bashën/ "Po të mbeste në duart e Lulit, Xhisiela do shkonte për lesh"

8 Tetor 2018, 17:54, Aktualitet CNA
Avokati thumbon Bashën/ "Po të mbeste në duart e Lulit,

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka komentuar një video të Xhisiela Malokut, vajzës e cila pretendohet se është dhunuar nga Rexhep Rrahja, djali i deputeti socialist Rrahman Rrahja, i cili ndodhet në burg aktualisht.

Në video, Maloku shfaqet me një makinë e cila kushton 20 mijë euro ndërsa nuk i mungojnë as llogaritë bankare.

Nëpërmjet Xhisielës, Goxhaj ka thumbuar kreun e opozitës, Lulzim Bashën, duke thënë se edhe ajo e dinte që po të mbeste në dorë të Lulit do të shkonte për lesh ashtu si PD-ja.

Ndër të tjera Goxhaj ka shkruar se mbështetësit e Bashës, acarohen pse Xhisiela bëri pazar me përdhunuesin e saj, dhe jo për faktin që kreu i opozitës po i shet te kryeministri Edi Rama, që i përdhunon çdo ditë.

Lulzimsat i kujtojnë të gjithë badallej si veten! Me makinë 20.000 euro motra, llogari bankare plot! Alternativa tjetër ishte ta mbronte Luli siç mbrojti kuksianët që i shiti dhe i la në burgje .Edhe Xhisela e dinte që po të mbeste në dorë të Lulit do të shkonte për lesh siç ka shku PDja!!! /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga