LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Blue Panorama "masakron" qytetarët/ Kaos në aeroportin e Perugia-s

7 Tetor 2018, 17:36, Aktualitet CNA
Video- Blue Panorama "masakron" qytetarët/ Kaos në

Denoncime të herëpashershme janë publikuar për kompaninë Blue Panorama Airlines, e cila me papërgjegjshmërinë më të madhe lë në rrugë qytetarët.

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al nga një qytetare, e cila pohon se shumë udhëtarë ditën e sotme duhej të niseshin nga Perugia në orën 14.00 për të mbërritur më pas në Tiranë në orën 15.30, por kjo nuk ka ndodhur.

?Njerëzit me fëmijë e pleq të sëmurë ishin aty që në 12.00 askush nuk jepte sqarime dhe në orën 16.00 u dha lajmi për anullim. Kishte shumë njerëz që kishin lënë ditën e punës njerëz që shkonin për vdekje dhe thjesht u tha: ?kush do me shpenzimet e veta, do të rimborsohen në një moment më vonë nga agjensia niset në Romë, Firence ose Ankona?,- shkruan denoncuesja.

Më tej në denoncim shkruhej: ?kish njerëz që s’kishin as një lek në xhep o pleq që s?dinin as gjuhën e qanin si fëmijë një grua kish fëmijën në spital ishte agjensia që duhet të kishte vënë një autobuz në dispozicion të pasagjerëve, turp çfarë ndodh, askush nuk ngre zërin?.

Qytetarja bën me dije se në Perugia vjen vetëm kjo linjë, pra Blue Panorama Airlines, ndërsa thekson se nuk është hera e parë që tallen me qytetarët.

?Në Perugia vjen vetëm kjo linjë e nuk është hera e parë që tallen me njerëzit kur edhe biletat kanë çmime të larta me ofertë mbi 80? po qeve me fat atëherë më ofro edhe shërbimin. Kishte njerëz që sot do flinin në aeroport se s?kishin lekë as të iknin në Romë o Firence.

Në fillim nga ora 14.30 u shpërnda nji bonus 5? pasi pasagjerët filluan të kuptonin se diçka po ndodhte e nuk ishte me problem vonese u tallën me njerzit deri në fund nuk bëhët kështu dikush duhet të paguaj këtë popull?,- përfundon denoncimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga