Connect with Us

Maratona e Tiranës/ Cilat janë rrugët që do bllokohen sot

Aktualitet

Maratona e Tiranës/ Cilat janë rrugët që do bllokohen sot

Publikuar

-

Ditën e sotme do të zhvillohet maratona e Tiranës dhe si pasojë një sërë rrugësh do të jenë të bllokuara.

Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi ka treguar se si do të devijohe trafiku dhe se cila rrugë do të jenë të bllokuara.

“Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës”,- shkruhet në njoftimin e bashkisë.

Njoftimi i plotë

“Ditën e diel, në 7 Tetor, ora 9.00, kryeqyteti do të presë Edicionin e 3-të të Maratonës së Tiranës, ku 5 mijë garues nga më shumë se 40 vende të botës do të garojnë për tre kategori të ndryshme. Por, ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti do të përshkojë edhe disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç është pjesa përreth Liqenit Artificial.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë Maratona e Tiranës”, bën të ditur bashkia.

Për garën e madhe të së Dielës, pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Abdi Toptani”, “George Ë. Bush”, “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Rruga e Kavajës” deri te kisha “Katolike” dhe kthim, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”, si dhe segmentet hyrëse rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, “Rruga e Durrësit” nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri në qendër, Bulevardi “Zogu I” nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në qendër, “Rruga e Dibrës” nga “Selvia” deri në qendër, rruga “Luigj Gurakuqi” nga sheshi “Avni Rustemi” deri në qendër, në datën 07 Tetor 2018, duke filluar nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

LEXO EDHE:  “Kryeministri i projekteve të florinjta”/ Tabaku “i nxjerr bojën” Ramës: Po përgatit vjedhjen e fundit

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky ndalim do të bëhet në “Unazën e Mesme”, përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, rruga “Sami Frashëri”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Myslym Shyri” deri tek rruga “Sami Frashëri”, rruga “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

Aksesi hyrës për në rrugën “Skerdilajd Llagami” do të kryhet nga rruga “Faik Konica”, e cila do të kthehet provizorisht me dy sense lëvizjeje. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve të transportit publik do të bëhet: “Rruga e Elbasanit” do të devijohet tek rruga “Arben Broci”; rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohet tek sheshi “Avni Rustemi”; “Rruga e Dibrës” do të devijohet tek “Medreseja”; “Rruga e Kavajës” do të devijohet tek “Fabrika e Bukës”; bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohet tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rrugës së Elbasanit”; rruga “Sulejman Delvina” do të devijohet te sheshi “Willson”; “Rruga e Durrësit” do të devijohet tek sheshi “Karl Topia” dhe Bulevardi “Zogu I” do të devijohet tek rruga “Dervish Hatixhe”.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto kufizime dhe për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste për qytetin, dëshiron të ftojë të gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Si mund ta marrin pagesën e papunësisë/ Ambasada shqiptare në SHBA njoftim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Njoftimi i Gjykatës së Lartë/ Vend i lirë për pozicionin e Inspektorit

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  “Kryeministri i projekteve të florinjta”/ Tabaku “i nxjerr bojën” Ramës: Po përgatit vjedhjen e fundit

LEXO EDHE:  “Hapi rrugë budallait”/ Paloka: Rama cinik dhe arrogant

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE