LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fakte/ Veliaj, tendera të paracaktuara kompanisë "Fusha sh.p.k"

7 Tetor 2018, 14:29, Aktualitet CNA
Fakte/ Veliaj, tendera të paracaktuara kompanisë "Fusha

Zëdhënësja e Partisë Demokartike, Ina Zhupa vijon publikimin e fakteve që nxjerrin zbuluar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se kompanisë Fusha shpk, nën përkujdesjen e qeverisë i janë dyfishuar të ardhurat nga viti në vit.

Ajo thekson se burimi i të ardhurave janë tenderat që i jep bashkia, shpesh të paracaktuara.

Postimi i plotë:

Maratona e parave publike që Veliaj ndan me klientin e tij të preferuar Fusha shpk.

Sipas bilanceve zyrtare që vetë Fusha shpk ka dorëzuar në Tatime, duket qartë se si janë shumëfishuar të ardhurat nga viti në vit të kësaj kompanie. Burimi kryesor i të ardhurave janë tenderat dhe punët që i jep Bashkia Tiranë, në shumicën e kohës të paracaktuara për Fusha shpk. Veliaj bashkë me Ramën përgatisin që ti japin ndërtimin e 6 kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar që shkon te 200 milion euro fitime.

Mesa duket drejtësia për Ardit Gjoklajt nuk u gjet kurrë nga dreka e duhur Veliaj- Petrit Fusha, kryeprokurori i Tiranës, por u gjet shumë mirë gjuha e përbashkët për tu pasuruar të dyja palët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga