LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Jetmir Olldashit kërkon riekspertimin e audio-përgjimit “Babale”

7 Tetor 2018, 15:52, Aktualitet CNA
Avokati i Jetmir Olldashit kërkon riekspertimin e audio-përgjimit

Prokuroria e Krimeve të Rënda caktoi ditën e djeshme masën e sigurisë  ?detyrim paraqitje? për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili publikoi audio-përgjimin e ?Babales?. Ndaj Olldashit rëndon vepra penale “kallëzim i rremë në bashkëpunim”

Avokati mbrojtës i gazetarit, Çlirim Gjata, është shprehur se pala mbrojtëse do të kërkojë riekspertim të audio-përgjimit.

Sipas tij, Prokuroria duhet ti përgjigjet disa kërkesave, në të kundërt procesi nuk quhet ligjor.

?Kërkojmë që Prokuroria të na vejë në dispozicion dokumentet e dosjes. Të na vihet në dispozicion çfarë ka bërë Prokuroria në gjithë këtë kohë me audio-përgjimin. Një nga momentet kryesore është akti i ekspertimit, duhet të na vihet në dispozicion e gjithë procedura si është marrë ky akt ekspertimi dhe çfarë është dërguar. Ndryshe nuk ka proces ligjor. Me çfarë procedure janë marrë kampionët e zërit që janë marrë për ekspertim. Ky ekspertim iu kërkua një laboratori në Itali. Nuk pranoi laboratoi në Itali dhe prcedura kaloi nga Italia në Angli . Ky audio-përgjim si është manipuluar?Janë manipuluar fjalët, apo është një situatë e inskenuar. Është vetë ofruar një aktor. Ku u gjet ky person dhe a u bë ekspertimi i zërit të tij?, tha Gjata. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga