LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Simbolika, sikur është bërë me dorë”/ PD reagon për vrasjen në ish-Bllok

6 Tetor 2018, 16:35, Aktualitet CNA
“Simbolika, sikur është bërë me dorë”/ PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një intervistë në emisionin ?Kjo Javë? në News24, ka folur për ngjarjen në ish-bllok, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martianj dhe Ejon Hoti.

Paloka ka thënë se ngjarja është e rëndë ndërsa ka ngritur alarmin se në Bllok lëzivin persona me precedent penalë.

Gjithashtu deputeti demokrat shtoi se ngjarja ndodhi pak metra larg vendit ku Ministri i Brendshëm ditën tjetër do të mbante një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisionerin për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në BE, Dimitris Avramopulos në kuadër të ministerialit BE-Ballkan.

?Ngjarja është e rëndë dhe pa pasur nevojë për komentet tonë, efekti që ka bërë ka lënë të kuptohet sa e rëndë është.

Fakti që në zonën më të populluar ndodhi një vrasje, që duhet të jetë më e sigurtë, kuptohet se për çfarë nivel sigurie mund të flasim në këtë moment. Në Bllok lëvizin persona me precedent penal.

Ditën tjetër, Xhafaj 50 metra më larg do të bënte mbledhjen me Dimitris Avramopulos në kuadër të ministerialit BE-Ballkan. Simbolika duket sikur është bërë me dorë?,- u shpreh Paloka./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga