LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salianji merr frerët në dorë/ Zyrtarisht në krye të PD-së?

6 Tetor 2018, 09:21, Aktualitet CNA
Salianji merr frerët në dorë/ Zyrtarisht në krye të

Rreth orës 21:50 të mbrëmjes së të enjtes, një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Një krim i trefishtë ndodhi në zemër të Tiranës.

Pas një breshërie armësh në një lokal në zonën e ish-bllokut, një person mbeti i vrarë, ndërsa dy të tjerë të plagosur.  Ngjarja ndodhi në një prej zonave e cila konsiderohet më e sigurta në Tiranë, duke u bërë një këmbanë e fortë alarmi për sigurinë në vend. Një ngjarje e tillë do duhej të ngrinte në këmbë edhe  opozitën, por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ose është në gjumë, ose është me pushime.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja që ka tronditur Tiranën, ndërsa Lulzim Basha ende nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me krimin e tre-fishtë. Ai ka reaguar sot për biznesin, ndërsa në lidhje me krimin në fjalë, nuk ka thënë asnjë fjalë.

Por, deputeti Ervin Salianji duket se po tenton të marrë në dorë frerët e drejtimit të PD-së. Ndërkohë që Basha e kalon në heshtje një ngjarje të tillë, Ervin Salianji ka reaguar dhe ka dhënë versionin e tij.

I ftuar në një studio televizive, Salianji i ka cilësuar të turpshme tentativat për të cilësuar si ?histori rozë?. Sasi sipas tij sherri nuk ka nisur për Elvana Gjatën, sikurse pretendohet, por është luftë mes bandave të kokainës, për të kontrolluar territorin. Por, kjo ju përket organeve të drejtësisë.

Ajo çfarë vihet re është se Salianji po flet si ?kryetar i PD-së?, ndërkohë që Luli vijon të flejë.

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike? Mos ndoshta Salianji po merr në dorë frerët e drejtimit të partisë më të madhe opozitare?

Luli vazhdo fli gjumë, partinë e ke në duar të sigurta!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga