LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Basha ka dy standarde me Prokurorët?!

6 Tetor 2018, 16:01, Aktualitet CNA
Pse Basha ka dy standarde me Prokurorët?!

Pas vendimit të Prokurorisë, e cila kërkoi arrestimin e Albert Veliut, i njohur si ?Babalja? apo dëshmitari X, Fredi Alizotit, si dhe detyrim paraqitje për Jetmir Olldashin, kryedemokrati Basha doli me një deklaratë ku shkruante se nuk pritej gjë tjetër nga Rama-Marku-Xhafa- Prela.

?1/2 Kush priste dicka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim?,- skruante Basha, në një postim në rrjetet sociale.

Por, prokuorori që firmosi urdhër arrestin dhe detyrimin e paraqitjes për personazhet e audio-përgjimit ?Babale-Xhafaj? është i njëjti me atë që firmosi masën e sigurisë ?arrest shtëpie? për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahir, person i dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?.

Asokohe, për Bashën ky Prokuror ishte ndër më të ndershmit sepse kishte kryer hetim dhe kishte marrë vendime profesionale, madje ai se kishte zbuluar lidhjet e Tahirit me grupin Habilaj, ndërsa sot, sipas tij ai po mbron Ramën.

Sot, që bien në rrjetë njerëzit e Lulit, prokurori është vegël e Ramës.

Në këtë rast Luli na shfaqet pa integritet dhe me persaonalitet të dyfishtë. Atij kur i intereson thotë rrofshin Prokurorët dhe kur njerëzit pranë tij bëhen pjesë e skandaleve, Basha përdridhet dhe na shfaqet me dy standarde, sipas interesit.

Basha në vend që ta lejonte Prokurorinë të hetonte çështjen që së paku të shpëtonte nga budallenjtë dhe të paaftët që vijnë vërdallë dhe që minimalisht duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit kur bëhen pjesë e skandaleve e shpifjeve.

Kësaj here Basha kërkoi që Prokuroria ti shpëtojë zullumqarët e tij që montojnë audio-përgjime për benefite politike, të cilat në fund rezultojnë vetëm skandale edhe si pasojë kryetrari i Opozitës, përfundon vegël e ?Babales?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga