LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhurimi i ikonës “Ngjallja e Llazarit”/ Specialistët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë

6 Tetor 2018, 19:56, Aktualitet CNA
Dhurimi i ikonës “Ngjallja e Llazarit”/ Specialistët

Qeveria i dhuroi UNESCO-s, ikonën ?Ringjallja e Lllazarit? nga fondi i Muzeut të Artit Mesjetar Shqiptar në Korçë, me propozim të Ministrisë së Kulturës.

Ky vendim është kundërshtuar nga specialistët e trashëgimisë kulturore, shkruan SotNews

Arkitekti restaurator Kliti Kallamata, është shprehur se UNESCO nuk duhet ta pranojë këtë dhurim që i bëhet nga pala shqiptare.

Ndër të tjera Kallamata ka shtuar se ?Ringjallja e Llazarit? është një ikonë e shekullit të 18, përfaqësuese e artit cilësor dhe është krijuar nga Konstandini nga Korça, i cili është një prej mjeshtrave më të mëdhenj të këtij shekulli.

Arkiteti vijon më tej duke thënë se është e paarsyeshme bërja e dhuratave kaq të shtrenjta, të cilat dëmtojnë pasurinë kulturore.

Në të njëjtën linjë me Kallamatën është edhe arkeologia dhe arkitektja, Lida Miraj, e cila shprehet se ikona duhet të vendoset te kisha ku ka qenë.

Ndërsa Pavlo Shkarpa, i cili është inxhinier dhe restautor njëkohësisht, ka thënë se ikonat nuk janë fond personal i ministres, ndërsa përsa i përket dhurimit, mund të bëhen vetën nëse janë kopje. /CNA.al

Lajmet e fundit nga