LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-përgjimi Babale-Xhafaj/ Krimet e Rënda japin vendimin për Veliun dhe Olldashin

6 Tetor 2018, 14:20, Aktualitet CNA
Audio-përgjimi Babale-Xhafaj/ Krimet e Rënda japin vendimin për

Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur ?arrest me burg? për shtetasin Albert Veliu, i njohur ndryshe si ?babalja? në video-përgjimin ku dyshohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj kryente trafik narkotikësh.

Gjithashtu në njoftimin për media bëhet e ditur se për gazetarin Jetmir Olldashi është dhënë masa e sigurisë ?detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore? si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim?.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për vepren penale të ?Trafikimit të narkotikëve? parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me vërtetësinë e audio-regjistrimit të bisedës së zhvilluar midis ?Bashkëpunëtorit X? dhe ?Agronit?  ekziston dyshimi që jemi para veprës penale të ?Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim? parashikuar nga neni 305/25 i Kodit Penal, e kryer në formën e  krijimit të provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin Nr. 142 datë 06.10.2018 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit ?arrest në burg? për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të ?Kallëzimit të rremë? dhe ?Kalimit të paligjshëm të kufirit? parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.

Caktimin e masës së sigurimit ?arrest në burg? për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim? parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit ?detyrim për t?u paraqitur në policinë gjyqësore? për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim? parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.

Në datë 06.10.2018 janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga