LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shuplaka” e fortë e Berishës/ Basha, i pabesueshëm për demokratët

5 Tetor 2018, 10:25, Aktualitet CNA
“Shuplaka” e fortë e Berishës/ Basha, i pabesueshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka qënë i ftuar në emisionin e Artur Zhejit, përballë gazetarëve Arjan Çani dhe Beti Njuma. Kjo është dalja e dytë televizive e Sali Berishës në këto tre javët e fundit, dhe në të dy rastet, i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Mbrëmjen e 13 shtatorit, Sali Berisha ka qënë i ftuar në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, i cili ka kryesuar audiencën e televizioneve.

Por, vetëm një javë më parë, i ftuar në një nga emsionet politike më të konsoliduara të së enjtes, ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha. Mbrëmjen e 27 shtatorit kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? e Ylli Rakipit, në News 24. Një emision me profil më të lartë dhe në ekranin më të ndjekur me titra në Shqipëri, nuk shkoi dot më shumë se 800 ndjekës online.   

Edhe pse nga qendra ishte dhënë porosi në të gjitha degët, që nga sekretarët e deputetët që t’i bënin share në rrjetet sociale linkut të emisionit, sërish Luli dështoi.

Të gjitha degët, sekretarët, deputetët, e shpërndanë linkun e emisonit Live, madje edhe me promocion. Edhe ne të CNA.al e shpërndamë në rrjetet sociale dhe sërish Basha nuk shkoi më shumë se 800 ndjekës online.

Faktet tregojnë qartë se Bashën nuk e ndjek kush as në televizor, jo më pastaj të mbledhë 10 mijë veta e të rrëzojë Ramën me revolucion, por e kundërta ndodh me Sali Berishën, i cili vijon të përbëjë lajm dhe vijon të ndiqet nga shqiptarët.

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha është ndjekur maksimalisht, duke sfiduar Ramën, Kryemadhin, por edhe duke ?shkatërruar? kreun e demokratëve, Lulzim Basha me gati 3000 ndjekës online.

Faktet po e tregojnë qartë se Lulzim Basha nuk pranohet dhe as nuk ndiqet nga demokratët. Ai është i pabesueshëm dhe nuk ngjall shpresë, prandaj ai nuk dëgjohet as në televizor.

Gjithcka çfarë po themi është e bazuar në fakte dhe në një monitorim të audiencës që kanë Basha dhe Berisha.

Basha nuk po bën opozitë, ai vijon të flejë gjumë, ndërsa doktori vijon ta mbulojë./CNA.al

Berisha shkatërron audiencën në “Opinion”/ Shkërmoq Ramën dhe Lu

Dështimi/ Zbulohet truku i Bashës që të rrisë audiencën

Paralajmërimi i fortë i Berishës/ Bashës i ?dridhet toka? nën këmbë

Berisha kundër Bashës/ PD kërkon lider

Foto/ Sali Berisha shkatërron Lulzim Bashën

Lajmet e fundit nga