LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas 1 viti/ Gjendet i groposur shqiptari në Spanjë

5 Tetor 2018, 13:12, Aktualitet CNA
Pas 1 viti/ Gjendet i groposur shqiptari në Spanjë

Policia spanjolle ka zbuluar trupin e pajetë të një shqiptari i cili ishte i zhdukur që nga qershori i vitit 2017 në Barcelonë.

Denoncimin e shqiptarit e bëri të ditur një vit më parë, një grua moldave, pasi ai kishte marrë banesë me qera në shtëpinë e saj. Kjo e fundit ishte e shqetësuar pasi i riu kishte lënë sendet e tij personale në banesë.

Pas kontrolleve të bëra nga policia spanjolle, dolën në përfundimin se ai kishte të bënte me një organizatë kriminale të trafikimit të drogës, ku në të përfshihet dhe moldavja.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët dyshohen se kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me zhdukjen e shqiptarit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga