LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konflikt për motive banale?/ Artan Hoxha ngre dyshime të forta për kasaphanën në Tiranë

5 Tetor 2018, 13:44, Aktualitet CNA
Konflikt për motive banale?/ Artan Hoxha ngre dyshime të forta

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka hedhur dyshime të forta sot në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në zonën e ish-bllokut, e cila tronditi mbarë opinionin, ku një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur.

Në një intervistë për Report Tv, gazetari Hoxha ka ngritur dyshime të forta në lidhje me motivet e kësaj ngjarje. Ndërsa deri në këto momente, flitet për një ngjarje për motive banale, Hoxha tha se prokuroria ka ende një sërë pistash, dhe asnjë prej tyre ende nuk është përjashtuar.

Ndërsa më tej, Hoxha theksoi se konflikti mund të ketë qënë më i madh, dhe ?motivet banale? sikurse pretendohet, mund të kenë qënë vetëm një jusfifikim apo indicie për ngjarjen e rëndë.

Nëse është apo jo këngëtarja Elvana Gjata molla e sherrit, Hoxha thotë se motivi i ngjarjes nuk është aq i thjeshtë sa ka dalë deri tani. Motivin mund ta sqarojnë vetëm dëshmitarët në vendngjarje, sipas tij.

Por si ndodhi i gjithë konflikti? Hoxha thotë se grupi i Ervis Martinajt hyri i pari në lokalin ‘Metropol’. Dy shoqëruesit e tij u ulën në tavolinë dhe iu servir verë, ndërsa Martinaj qëndroi në banak. Pas këtij momenti ndodhi edhe përplasja me armë./CNA.al

Lajmet e fundit nga