LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shpallur në kërkim për vrasjen në ish-Bllok/ Kush është truproja i Elvana Gjatës?

5 Tetor 2018, 19:06, Aktualitet CNA
I shpallur në kërkim për vrasjen në ish-Bllok/ Kush

Meviol Bilo 41-vjeçari i shpallur në kërkim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën është pjesë e forcave të armatosura, njëkohësisht ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata.

Merviol Bilo është specialist xhenjo në batalionin e Forcave Komando të Zall-Herrit. Bilo ka qenë 3 herë në misionë në Afganistan dhe ka kaluar të gjitha testet profesionale me rezultate maksimale. Siç bëjnë shumë komponente të forcave të rendit, kur janë jashtë shërbimit, punojnë si bodigard, pasi ligji aktual nuk e pengon.

Ende nuk dihet saktë në ç?rrethana e ka shkrepur armën, por sipas burimeve për BW nga Ministria e Mbrojtjes ai ishte një ushtarak me kredite shumë të mira dhe rezultate po shumë të mira në testime.

Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe joproblematik. Burimet thonë gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon.

Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.

Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me ?medaljen e shërbimit?, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me ?Medaljen e Shërbimit? për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të sukseshëm të detyrave gjatë misionit ?Eagle 3?. Meviol Bilo është i martuar me 2 fëmijë.

 

Lajmet e fundit nga