LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuri Bardh e Zi/ Ferhati bën propozimin për martesë

5 Tetor 2018, 07:23, Aktualitet CNA
Dashuri Bardh e Zi/ Ferhati bën propozimin për martesë

Ferhat ndihmon Asllën të arratiset nga spitali. Namik rrëmben Zhulidenë. Namik e kupton se Xhunijet po bashkëpunon me policinë për t?a arrestuar atë. Zhulide i tregon Namikut se Jeter është vërtetë sëmurë. Ferhat dhe Asllë rikthehen në vilë. Jeter vendos të largohet për t?ia dhuruar vilën Ferhatit. Jigit i ofron Jeterit që të jetojë në shtëpinë e tij dhe Jeter pranon. Asllë kujton e dëshpëruar se si Zhulide e ka mashtruar. Asllë nuk gjen dot unazën e martesës. Ferhat përgatit një darkë romantike për Asllën në kopështin e shtëpisë. Asllë preket nga premtimi i Ferhatit për të ardhmen e tyre. Ferhat i propozon Asllës martesë me një tjetër unazë. Asllë pranon. Jigit ka marrë Jeterin në shtëpi pasi dëshiron që të tërheqë Namikun në shtëpinë e tij. Namik përgjon Jeterin në shtëpinë e Jigitit. Jeter shikon Namikun dhe pranon të takohet me të. Namik i propozon Jeterit të arratisen sëbashku. Ferhat planifikon të hapë një restorant të tijin.

Asllë mbështet Ferhatin në planet e tij për të nisur një jetë të ndershme. Jeter i rrëfen Namikut se nuk ka ndërmend të kurohet, pasi e meriton vdekjen. Namik i rrëfen Jeterit se është dashuruar me të me shikim të parë. Jeter kujton fjalët e Ferhatit dhe pranon të arratiset me Namikun. Ferhat i kërkon Asllës të nisë planifikimet e dasmës. Asllë e detyron Ferhatin të veshë kostum me papion në dasmën e tyre. Ferhat ndjen lëvizjet e fëmijës në barkun e Asllës. Zhulide i lutet Namikut që t?a marrë me vete në Greqi. Jeter e kupton se Jigit e di për sëmundjen e saj. Jigit i tregon Jeterit për planin që ka bërë për të arrestuar Namikun.

Asllë mobilon dhomën e fëmijës dhe planifikon të ndryshojë dhomën e saj me Ferhatin. Asllë i tregon Ferhatit se ka vendosur që djali i tyre të quhet Mert. Jeter i jep lajmin e shpërnguljes Gylsymit. Ferhat nuk pranon të flasë me Jeterin. Jeter i dhuron Hyljas bizhuteritë e saj të shtrenjta. Jeter i lë Gylsymin amanet Abidinit. Asllë i lutet Ferhatit që të përshëndetet me Jeterin dhe i thotë atij se ndjen se Jeter po fsheh diçka prej tyre. Ferhat fton Jigitin në dasëm, por jo Jeterin. Jeterit i bije të fikët, por Ferhat nuk reagon. Zhulide i rrëfen Namikut se hakmarrja e saj ndaj Asllës ka marrë fund. Ajo e trajton veten dhe Namikun si viktima të fatit të tyre. Namik fillon të konsiderojë idenë e të ndihmuarit të Zhulides që të arratiset.

Lajmet e fundit nga