Aktualitet
Breshëri plumbash në Tiranë/ Mbi 50 të shoqëruar, zbardhet skena e krimit

Atentati i mbrëmshëm, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë ka tronditur mbarë opinionin publik,dhe dëshmitarë që e kanë përjetuar krimin e rëndë.
Pas breshërisë së plumbave të ndodhur mbrëmë një prej kamarjereve që shërbente në lokal kur ka parë gjak kudo dhe skenën e rëndë ka humbur ndjenjat. Është dashur ndihma e personave të tjerë të pranishëm që kamerierja të përmendej.
Rigers Gaxha mbeti i vrarë gjatë atentatit pasi kishte dalë për të mbrojtur Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur me shokun e tij Laert Hasa.
Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit dhe për pasojë në momentin kur ka ndodhur atentati ka pasur persona të shumtë që janë terrorizuar nga konflikti i armatosur, ndërsa dëshmitë flasin për një breshëri plumbash.
Burimet bëjnë të ditur se pas kësaj ngjarje të rëndë rreth 50 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar në polici.
Dyshohet se viktima Rigers Gaxha ka qëlluar ndaj autorit me të cilin kishte nisur një konflikt fillimisht verbale e më pas fizike e deri tek armët.
Ekspertët kriminalistë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë këqyrjen e skenës së krimit për të mbledhur prova shkencore si gjurmë gjaku, shenja gishtash, flokë etj. Ndërsa hapja e kamerave të sigurisë, pritet të hedhë dritë mbi autorët e ngjarjes./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...