LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati në ish-Bllok/ “Përplasje mes bandave, nuk është shkrepur vetëm një armë”

5 Tetor 2018, 20:59, Aktualitet CNA
Atentati në ish-Bllok/ “Përplasje mes bandave, nuk

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-bllokut, ku humbi jetën shtetasi Fabian Gaxhaj dhe u plagosën shtetasit Ervis Martini e Eljon Hato, ka reaguar deputeti i Partisë Demokartike, Ervin Salianji.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Salianji ka bërë me dije se në atentatin e mbrëmshëm janë përdorur gjashtë armë dhe nuk kemi të bëjmë me një konflikt për motive banale sikurse është raportuar, por me një përplasje mes bandave.

?Kjo ngjarje sot është trajtuar sikur të jetë një histori rozë, por është e kundërta. Të gjitha rrethanat që janë bërë publike në mënyrë zyrtare tragojnë disa elementë skandalozë të gjendjes së sigurisë në vend.

Në mes të Tiranës, në zonën më të sigurtë që qarkullojnë të gjithë personalitet dhe njerëzit e biznesit, me distancë thuajse 100 metër nga zyra e Kryeministrit, kalojnë gjashtë persona që janë të armatosur. Në mes të bllokut, në mes të Tiranës gjashtë persona janë me armë. Të gjashtë janë gjuajtur. Janë përdorur gjashtë armë aty. Mund të ketë pasur edhe më shumë dhe nuk thotë askush nga të policisë që në këtë territor qarkullojnë persona me armë.

Përfshirja me gjashtë armë në momente të ndryshme, kapja e 10 mijë eurove, përfshirja e personave me precedentë të rëndë penal që policia e shtetit pa diskutim i ka në fokus nuk të bën të mendosh se kjo është një histori rozë dhe është një turp që përdoren këto si shashka nga policia për të tërhequr vëmendjen, por të bën të mendosh se kjo është një luftë mes bandave të kokainës, apo të drogës në këtë vend për kontrollin e territorit.

Nuk ka në asnjë vend të botës asnjë lloj forme që një konflikt banal të nxjerrin gjashtë persona armë. Nuk ndodh. Ndodh vetëm kur këto persona janë të përfshirë?,- është shprehur Salianji./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga