LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentatet iu morën jetën/ Kush janë femrat VIP që u dashuruan me mafiozët

5 Tetor 2018, 16:41, Aktualitet CNA
Atentatet iu morën jetën/ Kush janë femrat VIP që u

Mbrëmja e djeshme ka qenë tronditëse për kryeqytetin, pasi si pasojë e përplasjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Shkak i ngjarjes ku mbeti viktimë shtetasi Fabjan Gaxha truprojë e të plagosurit Ervis Martianj, emër i njohur ky për policinë si pjesë e grupit të Nikës dhe Eljon Hato, raportohet të jetë këngëtarja e njohur për tregun muzikor shqiptar, por edhe atë të huaj Elvana Gjata.

-Këngëtarja Elvana Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj në këtë lokal dhe është ngacmuar nga njerëzit e Ervis Martinajt. Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t?u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin. Në këtë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë dhe i fejuari i saj është shpallur në kërkim.
Por rasti i Elvanës nuk është i vetmi, ku të fejuarit kanë përfunduar në përplasje me armë.

-I njejtë është edhe rasti i moderatores Rudina Magjistari.

Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në ?Tv Klan?, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të ?Rruga e Kavajës?, një nga gangsterët më në zë të Tiranës.

27-vjeçarin e vranë më 22 qershor të vitit 1999-të, një krim i ndodhur në periferi të Tiranës.

-Gjithashtu edhe këngëtarja apo regjisorja Inis Gjoni, ka pasur një fat të tillë me të fejuarin e saj.

Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë.

Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge.

Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

-Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako.

Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

-Gjithashtu edhe këngëtarja Fjolla Morina ka pasur një fat të zi, në lidhjen e saj të dashurisë.

Këngëtarja Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth.

Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

-Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007.

Vrasja e ificerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe ?shkatërroi? të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull ?Trimit tim?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga