LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Superoperacioni/ Sekuestrohet 700 kg drogë nga Shqipëria, 17 të arrestuar  

4 Tetor 2018, 11:13, Aktualitet CNA
Video-Superoperacioni/ Sekuestrohet 700 kg drogë nga Shqipëria, 17

Një sasi prej 700 kg lëndë narkotike, e llojit ?marijuanë?,  është sekuestruar nga policia italiane, në brigjet e Barit.

Droga ishte e e ndarë në pako, dhe nëse do dilte në treg kapte vlerën totale prej 5 milionë euro. Policia nuk jep asnjë detaj në lidhje me personat e lënë në burg. Nuk raportohet për ndonjë shqiptar të arrestuar, por policia mund të japë detaje të reja në vijim.

Po ashtu, në një shtëpi në ?Torre a Mare?, karabinierët kanë kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Mendohet se trafikantët kanë ndjekur rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur  gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.

Gjithashtu, policia italiane ka arrestuar 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë trafikimim ndërkombëtar lëndësh narkotike të disa llojeve.

Për 12 persona është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në ?arrest shtëpie?.

Sipas mediave italiane, këta persona vepronin në zona të ndryshme të Italisë, të cilat nga grumbullimi i drogës në depo dhe në shtëpi të braktisura, më pas bënin shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregun italian.

?Canale7.tv? shkruan se aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Lecce, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim.

Policia ka ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa, ku krahas drogave si hashash, kokainë, janë gjetur dhe sekuestruar, arsenal armësh dhe municione luftarake.

Lajmet e fundit nga