Connect with Us

Rama shënon autogol/ Pranon dështimin

Aktualitet

Rama shënon autogol/ Pranon dështimin

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm sot në një aktivitet me temë “Shkolla e Drejtorëve të shkollave, një investim i ri strategjik në rrugën e rilindjes së arsimit parauniversitar”.

Gjatë këtij aktiviteti Rama ka pranuar edhe një dështim të qeverisë së tij. Kreu i qeverisë u shpreh se “Shqipëria është vendi i dytë në kontinentin tonë më i pasur për burimet ujore, por nga nga ana tjetër ka probleme me furnizimin, vaditjen etj.”

Ndërsa nga ana tjetër, tha se Izraeli është vend pa ujë, por ka sistemin e ekselencës në lidhje me sistemin e vaditjes dhe furnizimin.

Problemi këtu, sipas kreut të qeverisë qëndron tek dija. “Tek dija e ka gjetur pasurinë më të madhe Izraeli . S’ka ujë, s’ka naftë, por i ka gjetur burimet në kokë, duke investuar në dijen. Programi që lidhet me provimet.”-tha Rama.

Ndërsa më tej ai shtoi se “Shkolla e Drejtorëve” do të garantojë kualifikimin e kuadrit dhe kjo shtoi ai,  do të garantojë një arsimim më të mirë për të gjithë shqiptarët.

LEXO EDHE:  Basha: Rama e do Reformën për kokdhimët e tjerë, e tha me zë dhe figurë!

Rama shprehet se shkolla tashmë është ndarë nga politika, por theksoi se ka drejtorë nëpër shkollat e vendit, të cilët nuk janë të aftë për punën që bëjnë.

Gjithashtu Rama deklaroi se me aplikimin e strategjisë së meritokracisë në Universitetet,  nuk ka shanse që djali i deputetit të fitojë para një kandidati tjetër, i cili jeton në zonat malore.

“Qendra e shërbimeve arsimore ka garantuar një korrupsion.  Por, ka nevojë të madhe për shpejtësi, cilësi dhe garanci. Kemi garantuar sistem meritokracie në fakultetet. Djali i një deputeti nuk do ta kalojë një djali që jeton në mal, kjo nuk e parakalon me sistemin që kemi krijuar në universitet.”-tha kreu i qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta kujton Gjergj Fishtën/ Mesazhi për Ramën: Fshikulloi politikanët mercenarë e të korruptuar

Publikuar

-

Nga

Meta kujton Gjergj Fishtën/ Mesazhi për Ramën: Fshikulloi politikanët mercenarë e të korruptuar

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 149 vjetorin e lindjes së pyetit të madh shqiptar At Gjergj Fishta.

Në një postim në rjetet sociale, Meta shkruan se At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Më tej, kreu i shtetit shkruan se ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Po ashtu, Meta i drejton edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim.

“Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare.

Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare.

Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot.

At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet:

“Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t’na qelbi fis e Atdhè?”-shkruan Ilir Meta në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë/ Komisioni i vlerësimit në PD i dorëzon listen finale Bashës

Publikuar

-

Nga

PD dorëzon listën përfundimtare/ Propozon 326 kandidatë

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

LEXO EDHE:  Rama pranon fyerjen ndaj Berishës

LEXO EDHE:  Rritja e kriminalitetit/ Kryebashkiakja e Shkodrës sulmon Ramën

Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare: Do vij unë vetë tek ju menjëherë

Publikuar

-

Nga

“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare: Do vij unë vetë tek ju menjëherë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së grave naftëtare në Ballsh, të cilat kërkuan një zgjidhje, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama iu bën thirje grevisteve të dalin nga greva, ndërsa premton se do të shkojë ai personalisht tek ato.

Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.”-shkruan Rama./ CNA.al

Rëndohet shëndeti i grave naftëtare në Ballsh/ Thirrje Ramës: Na jepni një përgjigje

LEXO TE PLOTE