LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qesharake deri në dhimbje!/ Zbardhen gafat në padinë e opozitës

4 Tetor 2018, 10:43, Aktualitet CNA
Qesharake deri në dhimbje!/ Zbardhen gafat në padinë e

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar pas padisë penale që opozita depozitoi sot ndaj kryeministrit Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe e cilëson si qesharake padinë në fjalë. Referuar akuzës së opozitës, ?për kanosje të oficerit në krye të detyrës?, Braçe i ka drejtuar edhe një pyetje opozitës, ndërsa shprehet se Per cilen detyre behet fjale?

Ndërsa më tej, Braçe shkruan se ?Zotnia te cilit po i dilni zot, ka braktisur detyren dhe eshte arratisur duke shkelur rende disa ligje ne kete vend e duke konsumuar krim!?.

Postimi i plotë:

Pra, ish nenkomisari nuk eshte ne detyre

Qesharake deri ne dhimbje!

Degjova dy deputete te rendesishem qe,

kane paditur Kryeministrin e vendit nen akuzen:

Kanosje per shkak te detyres!

Behet fjale per nje ish nenkomisar, Emiljano Nuhu quhet!

Tani pyetje e kam:

Per cilen detyre behet fjale?

Zotnia te cilit po i dilni zot, ka braktisur detyren dhe eshte arratisur duke shkelur rende disa ligje ne kete vend e duke konsumuar krim!

Pra, ish nenkomisari nuk eshte ne detyre prej javesh dhe, ka zgjedhur te shkele nje seri ligjesh ne sherbim te nevojave politike te disa politikaneve ne kete vend.

Zotnia te cilit po i dilni zot, tradhetoi betimin e bere si anetar i organizates se Policise se Shtetit, kur me te marre ne dore dosjen, thirri ne telefon, larg nga Fushe Kruja,  personat e akuzuar per perndjekje e dhunim te vajzes, ndau me ta kallezimin e vajzes dhe te dhena te tjera te hetimit, duke shkelur rende disa ligje te tjera e duke konsumuar krim!

A e lexuat komunikimin e tij me disa nga te dyshuarit si pergjegjes?!

Boll me me propagande!

Lereni prokurorine te bej detyren,

jashte cdo ndikimi dhe per cilindo,

nga i pari deri tek i fundit!/CNA.al

Lajmet e fundit nga