LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i fortë/ Qytetarët i bëjnë “gjëmën” Ramës

4 Tetor 2018, 07:39, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një video nga Divjaka. Rama ka publikuar pamje të një tokë që më parë ishtje djerrë dhe tashmë është mbjellë me shegë.

?MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me pamjet nga kjo fermë që përpara 20 muajsh ishte djerrë, tokë e kripur në zonën e Divjakës, sot shih e shkruaj thotë populli: 100 ha shegë për eksport dhe 360 ha të tjera në proces jetëzimi #BujqësiaqëDuam
#eGjithëVëmendjapërJu?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas postimit të kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika të forta. Një qytetar e paralajmëron Ramën se ku të zgjohet populli, do jetë ai që do marrë rrugët e botës. ?Je ba si ajo qe gjushja e televizorit qe tregonte perralla per ti vene ne gjume kalamajte (ose femijte) dhe ti po’ja arrit qellimit se para ja shplave trunin me droge e pushtet.por mos harro sé kur tè cohet populli nga gjumi e ne kembe do te marresh rrugen per janine ti edhe e gjithe banda kriminale qe te rrethon.?-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan ?po i kieni marre token fshatareve dhe e keni mjelle shege… ku do kullose bagetia ku do ushqehen ato familje qe i keni marre token??? apo kujt po i behet von?.

Ndërsa një tjetër shkruan ?po mo vlla po ky eshte …po ne fshatrat e lushnjes 25 vjet pa uje …apo me fal sduhet permendur fshatari populli…dite te mbare pac?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Shiko karburantet qe i ke rritur stratosfere,turp beni dhe propagande bujqesie.Dihet qe po u rrit karburanti rriten te gjitha zinxhir deri tek ushqimi.?.

Më tej një qytetar shkruan se investimet e qeverisë janë një farsë? ?Edo keni investuar per kanalet vaditese ne roskovec para dy vjetesh , dhe si ka ecur puna ,asnje fuksion nuk kan , dhe ato qe uben jan pa porta ,le qe uij nuk ka fare ,para 10 vjetesh ishin ne fuksion ,ky eshte realiteti?-shkruan komentuesi.

?Mir e keni ju zoti “kryeminister” po sa te filloje prodhimi I jua blejne me çmim qesharak dhe detyrohen fermeret dhe mbushin kanalet me to.respekt per “zoteri I dashur”?-shkruan një tjetër.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

 

Lajmet e fundit nga