LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kunati i Bashës dyshohet për evazion fiskal/ Balla mesazh të fortë Ahmetajt

4 Tetor 2018, 10:16, Aktualitet CNA
Kunati i Bashës dyshohet për evazion fiskal/ Balla mesazh të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e mbajtur në seancën e sotme plenare ka risjellë në vëmendje të dhënat e publikuara për kompaninë ?Landmark Communication? e kunatit të Bashës, Erion Isufi.

Kujtojmë këtu se për këtë kompani CNA.al solli fakte se xhiroja vjetore në vitin 2017 shkonte në 2 miliardë lekë, ndërsa fitimi i deklaruar në shtet vetëm 46 milionë lekë të vjetra. Një ekspert i fushës, ngriti dyshime se kemi të bëjmë me një evasion fiskal, por  ende nuk është e konfirmuar, kjo pasi ende tatimet nuk kanë bërë një verifikim.

Balla i ka bërë thirrje ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj të bëjë publike të gjitha të dhënat e kompanisë dhe të shkojnë për verifikim, ndërsa ka kërkuar që të zbardhet fakti se a është ky rast një evazion i pastër fiskal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga