LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuri Bardh e Zi/ A do të arrijë të mbijetojë Asllë? Një pritje e tensionuar nis për Ferhatin....

4 Tetor 2018, 06:53, Aktualitet CNA
Dashuri Bardh e Zi/ A do të arrijë të mbijetojë Asllë?

Ferhat mbetet i bllokuar në trafik. Zhulide i kërkon falje Asllës dhe përpiqet t?a shpëtojë atë. Ajo del në rrugë duke u kërkuar ndihmë fqinjëve. Ferhat mbërrin në çastin e fundit dhe sillet dhunshëm me Zhuliden. Zhulide arratiset, ndërsa Ferhat shpëton Asllën. Abidin i jep të drejtë Ferhatit që është i nxehur para Jeterit. Jeter i lutet Abidinit që të mos i tregojë të vërtetën Gylsymit. Gylsym bëhet dyshuese ndaj Abidinit. Ferhat dërgon Asllën në spital. Dilsiz i tregon Jeterit se Asllë është shtruar në spital. Ferhat kujton të gjitha herët kur ka dërguar Asllën në spital dhe dëshpërohet. Jeter i qëndron pranë Ferhatit, ndërsa ai për herë të parë e pranon se ka frikë. Asllë shikon një ëndërr djalin e saj të cilin e thërret Mert dhe qenin e tyre, ndërsa Ferhat e mbështet i veshur me të bardha. Doktoresha nuk arrin të dallojë lëvizje të fëmijës në barkun e Asllës. Jigit nuk ka besim se Xhunijet do të tregojë vendodhjen e saktë të Namikut. Prokurori i ofron Jigitit të marrë në pyetje Namikun. Xhunijet telefonon Namikun në mënyrë që të përgjohet vendodhja e tij nga policia. Jigit i kërkon Xhunijetit t?i tregojë Namikut se Jeter ka një tumor në tru dhe nuk po mjekohet. Namik fik telefonin i shokuar.

Jigit i propozon prokurorit të përdorin ndjenjat e Namikut për t?a arrestuar atë. Zhulide i kërkon ndihmë Vildanit dhe i tregon asaj se çfarë i ka bërë Asllës. Jeter i jep lajmin Ferhatit se Asllë është jashtë rrezikut për jetën. Vildan shkon në spital për t?i dhënë informacione Zhulides rreth gjendjes së Asllës. Abidin flet keq rreth Jeterit dhe Gylsym nxehet. Vildan mëson se Zhulide ka bashkëpunuar me Xhunijetin dhe se mes tyre ka patur diçka. Asllë përmendet dhe Ferhat është i pari që e takon. Asllë ndihet e tronditur që Zhulide e ka mashtruar.

Jigit shkon në spital. Jeter vendos të largohet nga jeta e Ferhatit, por Jigit nuk e lejon të heqë dorë nga Ferhati. Vildan i jep lajmin e shërimit të Asllës Zhulides. Vildan shikon fytyrën e vërtetë e Zhulides dhe përballet me të. Zhulide i rrëfen Vildanit se e dashuron Xhunijetin. Asllë përpiqet të pajtojë Ferhatin me Jeterin. Ferhat i premton Asllës lumturinë sëbashku dhe se nuk do të largohet më kurrë prej saj. Asllë ndjen lëvizjen e fëmijës për herë të parë. Jeter i jep porosi Asllës rreth të qënurit nënë. Ferhat ja mirëbeson Jigitit çështjen e Namikut. Jeter përshëndetet me Asllën. Ferhat dhe Asllë fillojnë debatet mbi edukimin e fëmijës. Abidin dhe Gylsym kalojnë kohë së bashku me fëmijën.

Lajmet e fundit nga