LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barnat pa recetë/ Paralajmëron Manastirliu: Farmacitë të gjitha në “sitë”

4 Tetor 2018, 12:27, Aktualitet CNA
Barnat pa recetë/ Paralajmëron Manastirliu: Farmacitë të

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se do të ketë tolerime zero për farmacitë që japing barna pa recetë.

Gjatë një një interpelance online në kuadër të ?Platformës së Bashkëqeverisjes?, ministrja theksoi  se prej dy javësh është ngritur një Task-Forcë, e cila sipas saj, ka detyrë të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave, deri te shitja në farmaci.

?Platforma bashkëqeverisjes do na ndihmojë për të bërë punë më të mirë, 1424 ankesa kanë marrë përgjigje në 11 muaj. E vlerësojmë shumë, denoncon apo bën të mundur edhe marrjen e informacionit?,tha Manastirliun.

Ministrja iu është përgjigjur ankesave të farmacistëve dhe qytetarëve në lidhje me problemet që hasin  në përditshmëri.

Shitjen e barnave pa recetë, do ishte mirë për ne që këta  farmaci të ndalonin shitjen e tyre, do vijoni ta ndiqni këtë shqetësim?

?Të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë me paketën integruese të kontrollit të shëndetit. Kushtet e tregtimit, është një denoncim,l i cili erdhi në platformë. Kjo solli një shqetësim për ne. Do ketë kontroll barnash, por edhe mënyrën se si shpërndahen dhe tregtohen.Kjo do bëhet përmes inspektimit të depove farmceutike. Ndaj ne kemi ngritur një task forcë, e cila është ngritur  prej dy javësh. Kjo është e përbërë me specialistë të fushave.  Në mbajmë përgjegjësi për kontrollin, por edhe përdorimin e ilaçeve pa recetë. Kemi marrë 47 masa janë marrë në 97 rate të kontrolluara, Nuk do të tolerojmë, për këtë jam e bindur para jush, Nuk do të tolerohet asnjë person, që dëmton qytetarët duke dhënë barna pa recetë. Të gjitha barnat e tjera, duhet të jepen me përshkrimin e mjekëve. Task forca do të jetë periodikisht në terren kushtet, kontrollet, në mënyrë që ne të garantojnë siguri?, shtoi Manastirliu.

Lajmet e fundit nga