LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktorja kineze kryen evazion fiskal/ Qindra milionë dollarë gjobë

3 Tetor 2018, 22:00, Aktualitet CNA
Aktorja kineze kryen evazion fiskal/ Qindra milionë dollarë gjobë

Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me qindra milionë dollarë për shkak se ka kryer evazion fiskal. Lajmi vjen 3 muaj pasi ylli aziatik i filmave nuk ishte parë më në publik.

Fan, e cila është një nga aktoret më të paguara në Kinë, do t?i shpëtojë burgut nëse gjoba paguhet në kohën e duhur.

Mendohet se aktorja e famshme kishte një kontratë ku shkruhej fitimi i saj i vërtetë dhe një tjetër që i paraqitej autoriteteve, me një shifër shumë më të ulët.

Të mërkurën, Fan Bingbing kërkoi falje në llogarinë e saj Weibo: ?Kam vuajtur shumë kohët e fundit? Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. U kërkoj falje të gjithëve?.

Aktorja kineze është bërë e famshme në të gjithë botën pasi ka interpretuar në sagën e filmave ?X-Men? dhe ?Iron Man?.

Lajmet e fundit nga