LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ Bylykbashi: Dëmtohen vetëm personat e lidhur me krimin

3 Tetor 2018, 10:02, Aktualitet CNA
Vettingu/ Bylykbashi: Dëmtohen vetëm personat e lidhur me krimin

Është mbledhur ditën e sotme Këshilli i Legjislacionit dhe i Ligjeve në seancën e dytë, për të shqyrtuar ndryshimet Kushtetuese të vettingut në politikë.

Nga opozita ishte i pranishëm vetëm deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh se vettingu i politikës nuk pengon reformën në Drejtësi, por sipas tij kjo është një nismë që plotëson ligjin e dekriminalizimit.

?Vetingu është një proces krejtësisht i shkëputur dhe i pavarur nga vetingu në drejtësi. Ai nuk ka asnjë lidhje dhe apo ndikim negativ apo pengesë për vetingun në drejtësi. Vetingu i politikanëve nuk përjashton dhe nuk ka ansjë ndikim për hetimet penale të politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta, nga çdo lloj institucioni hetimi qoftë nga prokuroritë e rretheve qoftë nga prokuroria e sotme e krimeve të rënda apo SPAK dhe BKH kur ato të krijohen. Përkundrazi, ky proces u jep burime dhe raste hetimi këtyre institucioneve.? tregon deputeti.

Bylykbashi shtoi se të vetmit që dëmtohen nga ky vetting janë personat që kanë lidhje me krimin ose interesa të paligjshme.

?Opozita nuk do te pranoje dhe as toleroje asnje vonese ne miratimin e vetingut te politikaneve. I gjithe procesi ne kete komision ka pikerisht kete qellim. Te vonoje, shtyje dhe hedhe poshte vetingun e politikaneve.

Shqiptaret e mbeshtesin vetingun e politikaneve. Edi Rama ka deklaruar publikisht se eshte kunder. Sa me gjate te kemi politikane te lidhur me krimin ne Kuvend, qeveri, bashki etj aq me keq per shqiptaret qe dhunohen, grabiten dhe perdhunohen cdo dite nga krimi.

Ngjarja e fundit provon se krimi ka kapur shtetin me ndihmen e pushtetareve te lidhur me krimin. Bashkqeverisja me krimin e ka sjelle vendin ne nje emergjence kombetare.

Ju po beni dhe do te beni gjithcka per ta zvarritur por nuk do ta ndalni dot vetingun e politikaneve. Sic nuk ndalet dot dekriminalizimin. Kuvendi dhe qeveria qe sot jane ne duar te krimit do ti kthehen popullit. Me cdo kusht dhe me cdo çmim. Ne jemi te vendosur dhe do te bejme gjithcka per ta zbatuar. Ne kete vend nuk do te kete as zgjedhje, as demokraci, as parlament, as drejtesi, as ekonomi, pa ndare politiken nga krimi?, tha Bylykbashi./CNA.al

Lajmet e fundit nga