LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tuna e injoroi keq, reagon Robert Berisha dhe me këtë foto i tha të gjitha

3 Tetor 2018, 09:40, Lifestyle CNA
Tuna e injoroi keq, reagon Robert Berisha dhe me këtë foto i tha

Pak ditë më parë këngëtarja Tuna Sejdi foli për herë të parë për marrëdhënien me kunatin e saj Robert Berishën dhe Nora Istrefin.

Në një intervistë për ?Prive?, ajo hodhi poshtë të gjitha duke thënë se ata nuk kanë asnjë vlerë për të.

Tuna pranoi se nuk ka folur për ta në intervista, pasi në to flet vetëm për projektet dhe jo për njerëz të parëndësishëm.

?Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm?, u shprëh këngëtarja.

Mirëpo, pas kësaj deklarate të Tunës, Roberti ka reaguar me anë të një postimi në Instastory. Ai ka publikuar një foto të vëllait të tij Patristit me Tianin, duke treguar se pavarësisht gjithçkaje, me vëllain shkon mirë.

Ai e ka thënë edhe më herët se nuk do ta prishë marrëdhënien e tij me vëllain vetëm sespe nuk flet me Tunën.

Lajmet e fundit nga