LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetjet që po shkatërrojnë Lulzim Bashën

3 Tetor 2018, 09:26, Aktualitet CNA
Pyetjet që po shkatërrojnë Lulzim Bashën

Ka disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje, së pari nga demokratët, drejtuar Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së.

Ne kemi mbledhur dhe po sjellim disa nga më kryesoret. Këto pyetje i kanë edhe të gjithë shqiptarët, të cilat e mundojnë, por Lulzim Basha nuk ju jep dot përgjigje. Ose të paktën për disa prej tyre, edhe kur ka kthyer përgjigje, ka gënjyer në publik.

Por, le të fillojmë t?i rendisim një e nga një, këto të kohëve të fundit.

Pagesa dhe fotoja me presidentin Trump

Së pari, për foton me presidentin Donald Trump, kush ka paguar rreth 800 mijë dollarë?  Lulzim Basha ka dhënë të paktën dy-tre versione publike. Ndërkohë ka dyshime të forta se ka para të paguara nga off-shore nga biznese ruse, ose të lidhura me to. Tre herë është përgjigjur, dhe të tre herët ka dhënë versione të ndryshme dhe ende as demokratët dhe as shqiptarët nuk kanë një përgjigje zyrtare dhe të qartë se si qëndron e vërteta dhe ku u gjeten paratë për foton e Lulzim Bashës me Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Lidhje me oligarkë dhe biznesmene të lidhur me Rusinë dhe nën hetim nga FBI

Një pyetje tjetër, e dyta për nga radha, është se cilat janë lidhjet e Lulzim Bashës me Ekim Alptekin, një njeri me problematika të mëdha në SHBA, i cili tashmë jeton në Turqi dhe nuk del dot nga vendi i tij pasi është nën hetim nga FBI-ja. I dyshuar fort për lidhje me rusët, me biznese dhe me oligarkë rusë, tashmë në një hetim nga FBI-ja për çështjen ku u përfshi këshilltari Flyn për rrëmbimin e klerikut Fetyllah Gylen. Alptekin ka kumbar Lulzim Bashën, por dhe ka pagëzuar në familjen e këtij të fundit.

Cilat janë lidhjet e Lulzim Bashës me Alptekin, me rusët, dhe off-shoret, apo dhe me bizneset e tjera?

Marrëveshja e 17 majit me Ramën

Një pyetje tjetër që shpesh mundon demokratët dhe që ende nuk ka gjetur një përgjigje, është se cila ka qënë marrëveshja e Lulzim Bashës me Edi Ramën? Pse nuk është bërë kurrë publike? Çfarë fshihet brenda saj ? A është vërtetë Lulzim Basha njeriu që përdoret nga Edi Rama për të qëndruar në pushtet? Një pyetje ku pas saj lindin dhe shumë të tjera.

Republika e re

Një pyetje tjetër që do sot përgjigje dhe që ende nuk e ka marrë është aventura e Republikës së re. Pse në zgjedhjet e vitit të kaluar zhduku siglën e PD-së dhe cili është qëllimi i tij?

Lidhja dhe shkollimi nga Xhorxh Soros

Cilat janë lidhjet me Xhorxh Soros, multimiljarderin kundërshtar të presidentit të SHBA-ve, i akuzuar shpesh si një spekullant politik? Pse e priti në PD? Kur fillojnë lidhjet e tij me Sorosin, shkollimin e tij dhe të familjarëve të tij me bursa nga Soros?

16 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve në xhepin e vjehrrit

Pse dhe si u fituan në kohë rekord pagesat dhe dëmshpërblime për familjarët e tij, si 16 milionë eurot për një pallat në Vlorë, kur shqiptarët kanë 20 vite që bredhin gjykatave për pronat e tyre?! A ka ndikuar vetë Edi Rama pas marrveshjes?!

Lulzim Basha mundohet shumë, por ende nuk ka përgjigje as për disa leje ndërtimi të dhëna me firmën e tij për ortakët e vjehrrit. Për leje ndërtimi të dhënë nga Edi Rama për vjehrrin e tij, e kështu me radhë.

Kunati dhe bizneset me oligarkët

Xhiro të mëdha në kompani oligarkësh, të cilat në fakt janë ato që kanë marrë një pjesë të madhe të konçesioneve të qeverisë shqiptare. Pra, të qeverisë ?Rama?. Lulzim Basha ende nuk ju ka dhënë asnjë përgjigje shqiptarëve, ku burojnë milionat e xhirove në bizneset e kunatit të tij, ku drejton bashkëshortja e tij, Aurela Basha?

Aleanca me LSI dhe PDIU

Ka disa pyetje të tjera më tej që lidhen me marrëdhëniet e tij me LSI-në, ndërkohë që publikisht disa herë ka thënë që nuk do të ketë aleancë me LSI-në. LSI-ja sulmohet ashpër në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe më pas menjeherë merret në gji nga PD-ja. E njëjta histori ndodhi më pas edhe me PDIU-në.

Çfarë e lidh, cilat janë arsyet përtej politikës, që Lulzim Basha gjunjëzohet përballë aleatëve të Edi Ramës, dy partive që e çuan PD-në në opozitë dhe sot janë drejt shkërmoqjes? Pse Lulzim Basha i afron në opozitë dhe tek PD-ja? Çfarë e tremb?

Disa pyetje që nuk kanë gjetur kurrë përgjigje apo është gënjyer? Minimumi ka qënë kjo e dyta, maksimumi është e para.

Janë dhjetëra pyetje që Lulzim Basha nuk ju është përgjigjur kurrë. As parave në off shore, as financimeve ruse, as lidhjeve me Alptekin, as marrëveshja me Edi Ramën, as heshtjet për akuzat, as lidhjet e tij të dyshimta me eksponentë të ndryshëm të botës së krimit. As qëndrimet e tij në lidhje me oligarkët, ku disa i sulmon dhe disa të tjerë jo. As qëndrimet dhe sjelljet e tij në lidhje me një grup parlamentar të paaftë dhe me një ekip të shpartalluar në Partinë Demokratike.

Të gjitha këto dhe shumë të tjera kanë kërkuar përgjigje nga Lulzim Basha, por ai nuk është përgjigjur kurrë. Thjeshtë dhe vetëm është shmangur ose ka gënjyer, siç e theksuam edhe më lart.

Por, përsa kohë nuk do të thotë të vërtetën dhe nuk do t?ju dalë përballë shqiptarëve, ai do të mundohet shumë e më shumë. Çdo ditë, çdo orë mendjen do ta ketë tek gënjeshtra e radhës.

Duke pasur këto komplekse, Lulzim basha kurrë nuk do të mund të ngrihet për të krijuar një alternativë që të rrëzojë Edi Ramën, që edhe për marrëdhënien me këtë të fundit ai ka shumë pikëpyetje.

Pra, i gjithë mundi i Bashës çdo ditë është si e si të gjejë përgjigje për pyetjet që kanë demokratët, por ai nuk do t?i gjejë kurrë ato.  Nuk do t?i gjëjë kurrë sepse fatkeqësisht të gjitha ato që përmendëm dhe të gjitha pyetjet që ngritëm janë skandale që i kushtojnë karrierën politike.

Prandaj ai shmanget, por në qoftë se me përgjigjet e pyetjeve të mësipërme do te merrte fund menjëherë karriera politike dhe nuk do ngrinte të ardhmen e tij politike, me gënjeshtrat dhe heshtjen e tij, Lulzim Basha nuk bën gjë tjetër veçse ecen drejt një dhimbje pa fund, por duke mbushur xhepat dhe shtuar pasuritë e familjarëve nën pazaret me siglen e PD.

Prandaj dhe ai mundohet e nuk ka përgjigje për pyetjet që i shtrohen. Do të donte shumë të kishte përgjigjet e duhura dhe të shpëtonte nga këto pyetje, por kjo tashmë duket se është e pamundur.

Lulzim Basha do të vazhdojë tashmë të ketë një dhimbje pa fund dhe një shkatërrim të pandalshëm, ashtu sikurse po i ndodh çdo ditë në skenën politike, kur ende megjithë skandalet e qeverisë dhe me urrejtjen e shqiptarëve ndaj saj, Lulzim Basha nuk po krijon dot alternativë dhe nuk po kthehet dot në një rival të kryeministrit Rama, por thjeshtë ngelet peng dhe vasal i tij për shkak të pyetjeve që ne ngritëm më lart.

Si kryetar i opozitës ai është i kënaqur. Lulit të mos e kujtosh për pyetjet që e mundojne, mjafton të mos i prekësh paratë e kunatit e vjehrrit se bëhet xhind, partia nuk i intereson. Ai nuk ka nevojë që të ketë pushtet. Ai mjafton të jetë kryetari i PD-së në opozitë për të zgjidhur milionat e pasurisë së tij. Le të ketë një dhimbje pa fund dhe dhjetra pyetje që e mundojë e që nuk i sqaron dot tek demokratët dhe shqiptarët./ Elvi FUNDO-CNA.al

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Basha dhe vjehrri/ Të gjitha akuzat për favorizim dhe leje pallatesh

Dokumentet ekskluzive/ Lulzim Basha i dha pallat ortakut të vjehrrit

Dokumentet ekskluzive/ Zbulohet leja e dytë e Bashës për ortakun e vjehrrit

Investigimi/ Edi Rama i dha leje ndërtimi vjehrrit të Bashës

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë

A do t?i kontrollojnë tatimet kompanitë me miliona dollarë të Lulzim Bashës ?!

A do t?i kontrollojnë tatimet kompanitë me miliona dollarë të Lulzim Bashës ?!

Basha takon elektoratin me vjehrrin dhe kunatin

Lulzim Basha politikani më i pasur?/ Nga unaza prej diamanti 11 mijë euro, te kompania e krijuar para një jave nga kunati i tij

Lulzim Bashës po i shtrëngohet laku nga FBI

Ekskluzive-Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe lidhjet e Bashës/ FBI i arreston miqtë

Video/ Si gënjeu Basha për Soros

Skandali i lobimit në kompanitë off-shore/ Basha sërish drejt Edinburghut

Takimi Basha-Trump, histori suksesi për lobistin amerikan

Lobimi në SHBA/ Çfarë u ka premtuar rusëve Lulzim Basha?

Lajmet e fundit nga