Connect with Us

Përplasja me protestuesit në Elbasan/ Shoqata e Policëve në Lirim “gozhdon” Xhafajn

Aktualitet

Përplasja me protestuesit në Elbasan/ Shoqata e Policëve në Lirim “gozhdon” Xhafajn

Publikuar

-

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim ka sulmuar Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për menaxhimin e keq të protestës në Mengël të Elbasanit.

Sipas kësaj shoqate, dhuna ndaj fëmijëve, është kundër çdo norme morale, ligjore dhe profesionale.

Në reagim thuhet se ky veprim tregon se drejtuesit e policisë nuk kanë merak qytetarin dhe mbrojtjen e tij, por shkatërrimin total të misionit të policisë.

Ata i kanë bërë thirrje gjithashtu punonjësve të policisë, për të kundërshtuar çdo urdhër që bie ndesh me ligjin, pasi në të kundërt do të përballen me pasojat.

Deklarat e plotë

POLICIA E XHAFËS I SHTRINË TENTAKULAT E DHUNËS EDHE MBI FËMIJËT!

I paprecedent menaxhimi i protestës së nxënësve në Mengël të Elbasanit. E dënojmë dhunën e ushtruar ndaj fëmijve. Është veprim kundër çdo norme morale, ligjore dhe profesionale nga radhët e Policisë së Shtetit.

Kur protesta vjen nga fëmijë për një të drejtë themelore si shkolla, më e pakta është përulja ndaj tyre dhe të sigurohet një ambient i qetë dhe i sigurt që ata të shprehin kërkesat e tyre apo mosdakortësinë ndaj vendimit të marrë për mbylljen e shkollës.

Jo vetëm që nuk pamë profesionalizëm në radhët e policisë, por pamë të paparën ndonjëherë më parë, dhunë dhe barbarizëm ç’ka bëhet më e rëndë kur kjo ushtrohet ndaj fëmijve.

LEXO EDHE:  Rritja e fashës orare shton “të pabindurit”/ Ndëshkohen 719 këmbësorë dhe 33 shoferë

Një akt tjetër ky që tregon qartazi se drejtuesit e Policisë së Shtetit me në krye Ministrin Xhafa nuk kanë merak qytetarin dhe mbrojtjen e tij, por shkatërrimin total të misionit të policisë, inkrminimin e thellë të saj, presionin edhe ndaj strukturave për të shkelur ligjin.

I bëjmë thirrje çdo punonjësi policie të refuzojë urdhërat që bien ndesh me ligjin e policisë së shtetit, urdhërat që mohojnë të drejtën e qytetarëve dhe aq më tepër të fëmijve për të protestuar për një të drejtë që ia jep ligji dhe kushtetuta. Në të kundërt do të përballen ashpër me ligjin për çdo shkelje që ata bëjnë gjatë ushtrimit të detyrës.
Ne ju mbështesim për sa kohë kryeni detyrën konform ligjit ndërkohë evidentojmë çdo veprim tuajin në kundërshtim të hapur me ligjin për të cilat do jepni llogari.

Në këto vite drejtimi i Policisë së Shtetit është në kundravajte të misionit e ligjit, e ndërsa dje pamë fytyrën më të shëmtuar të saj! /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau ish-gruan/ Meta: E gjeta Sabrinën duke folur me të dashurin

Publikuar

-

Nga

Elton Meta ka shkruar një letër nga ambientet e paraburgimit, ku rrëfen vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.

Metaj pretendon se ditën e vrasjes kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër në “Skype”. Ai shkruan se ndihet fajtor për aktin e vrasjes, por që rrethanat në të cilat e ka kryer krimin duhen shpjeguar.

“Ish-bashkëshortja më tha që babi ka marrë vesh dhe do të të zhdukë dhe me mua nuk do takohesh sepse unë kam një të dashur tjetër. Të cilin e kam pasur që kur ishim të martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe të q** robt ty dhe familjes tënde.

Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi kishim lënë të ribashkoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj ish-vjehrri më shkruan dhe në messenger duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje në tij duke më thënë hajde do të zhduk.

Ndërkohë duke parë kushtet e një gjendje emocionale të rënduar kam shkuar te vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova te shtëpia e ish-vjehrrit.



LEXO EDHE:  Prerja e pyjeve/ Procedohen 8 persona, mes tyre 4 inspektorë

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Miti fallco i dëmeve nga protestat e opozitës

Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin dhe në momentin që më pa mbylla telefonin dhe ndërkohë vjen edhe kunata e cila filloi të qeshte. Pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo më kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në atë moment s’kisha asnjë dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin e kisha me babain, i cili është shkaktar i kësaj tragjedie.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla ironizon opozitën/ “Trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Opozita vijon të kërkojë ndërprejen e seancës për të mbledhur grupin parlamentar të PD. Ata nuk kanë pranuar që seanca të vijojë pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

U mblodhëm dhe në rregullore mbledhja është 60 minuta, sa i përket zhvillimit se kur e nisim dhe kur e përfundojmë është punë e grupit tonë. Dilni nga salla dhe ne të vijojmë mbledhjen”, është shprehur Oriola Pampuri.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u kujtoi deputetëve të opozitës rregulloren duke thënë se sipas nenit 52, të drejtën e ndërprerjes së seancës e ka vetëm kryeparlamentarja.

LEXO EDHE:  “Plazh i lirë”/ Pesë biznesmenë nën hetim

LEXO EDHE:  Plagosja e 32 vjeçarit në Laç/ Policia jep detaje nga ngjarja



Duke ironizuar opozitën, Balla kërkoi nga Nikolla që të bëhen trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit.

Neni 52 i jep jep të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtueses. Kur 7×7 bëjnë 42 mund a thuash kështu… Nuk shkruhet asgjëkundi që mbledhjet e grupeve parlmentare zhvillohen në këtë sallë…E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit. Mos e lexoni mbrapsht, marrja peng nuk është e sanksionuar në rregullore”, shprehet Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj i rrëmben fjalën Ahmetaj dhe ‘ngulet’ në foltore/ Ndërpritet sërish seanca

Publikuar

-

Nga

Ka degjeneruar në debate të forta, situata në Parlament.

Teksa Nikolla i ka dhënë fjalën zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alibeaj është ngritur për të folur duke protestuar se është radha e tij.

Ndërkaq Garda ka bllokuar foltoren. Pas debateve, dhe tërheqjes së Ahmetaj, Alibeaj ka marrë fjalën duke bllokuar foltoren dhe mos respektuar minutazhin e tij.

LEXO EDHE:  Megaoperacioni në 12 qytete/ Donika Prela zbardh detajet

LEXO EDHE:  Foto-Rama nuk heq dorë!/ Ja çfarë pritet të ndodhë më Teatrin sonte

“Të paktën respekto rregulloren. Cfarë debati patëm dje në konferëncë.



Patëm durimin të dëgjojmë brocuklla nga mëngjesi në darkë.

Ne kemi gjithë dëshirën për të vendosur regulla në këtë Kuvend”, tha Alibeja.

Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pasi kërkoi nga Alibeja disa herë lirimin e foltores, ka njoftuar ndërprejn e seancës sërish./CNA.al

LEXO TE PLOTE