LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e forta/ Zbulohet frika më e madhe e Edi Ramës  

3 Tetor 2018, 08:31, Aktualitet CNA
Akuzat e forta/ Zbulohet frika më e madhe e Edi Ramës  

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për hartimin e një pakete anti-shpifje, duke marrë shkas nga rastit ?Xhisiela?.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu thotë se Rama kërkon të rivendosë Nenin 55 të ?Agjitacion e Propagandës anti rregjim?.

Sipas deputetit demokrat, ?Ai po ndodh nga ?zullumet? qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!?

?Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vërtetës, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj?- thotë Shehu ndër të tjera.

Ndërsa më tej, Shehu shkruan se ?kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu ?Nenin 55? eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje ?dry? me shume per heshtjen shoqerore e publike.?

Statusi i plotë:

Kryeministri kerkon te ri vendose Nenin 55 te ?Agjitacion e Propagandes anti rregjim?.
Me shume shqetesim degjova Kryeministrin kur deklaron me kercenim se do te propozoje nje pakete ligjore ?anti shpifje?!
Kunder shpifjeve ne legjislacionin tone ka disa nene, ne kodin penal, civil etj, qe mund te aplikohen lehtesisht.
Une nuk jam nga ata, qe e perdor kete ?instrument?, perkundrazi mund ta kem ?vuajtur? mbi kurrizin tim disa here.
Por megjithate e them qartesisht qe shkaterrimi i vendit tone, i demokracise sone, te ardhmes sone nuk po ndodh per shkak te ?shpifjeve? ndaj pushtetit.
Ai po ndodh nga ?zullumet? qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!
Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vertetes, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.
Pa asnje dyshim qofte edhe kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu ?Nenin 55? eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje ?dry? me shume per heshtjen shoqerore e publike.

Lajmet e fundit nga