LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktorja shqiptare rrëfen historinë e saj të dashurisë: “U dashurova me pedagogun dhe e putha e para”

3 Tetor 2018, 10:53, Lifestyle CNA
Aktorja shqiptare rrëfen historinë e saj të dashurisë:

Historia e tyre e dashurisë daton 12 vite më parë dhe nuk ishte dashuri me shikim të parë! Eni Jani dhe Genc Fuga edhe përse ishin parë në bangat e fakultetit si student dhe pedagog, shfaqën pëlqimet e para për njëri-tjetrin gjatë kohës që bashkëpunuan për një projekt.

?Unë kam qenë pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kostum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë  Eni ka qenë duke më parë bashkë me një shoqen e saj dhe ajo i thotë: Nuk është i keq ky? Dhe citati i Enit ishte: Ku e ka të mirën ai.? ? tha aktori Genci Fuga.

?Unë e shihja thjeshtë si pedagog dhe ai si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t?i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor. Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg.? ? tha aktorja Eni Jani.

Aktorja zbulon se nuk ka pasur një propozim klasik, vetëm se është ajo që e ka puthur për herë të parë Gencin.

?Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thash vetë e para. E putha unë e para.Ma çoi larg e larg dhe unë e përfundova.Tre vite më vonë ne jemi martuar. Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri?, tha Eni Jani.

Lajmet e fundit nga