LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Shtëpia përpihet nga flakët/ Shqiptari digjet për së gjalli

2 Tetor 2018, 19:16, Aktualitet CNA
Video- Shtëpia përpihet nga flakët/ Shqiptari digjet për

Një zjarr që shpërtheu në një banesë në Michigan të SHBA-ve, i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar.

Në banesë në momentin e zjarrit ndodheshin dy persona, raportojnë autoritetet amerikane.

Forcat e zjarrëfikëses i gjetën trupat e shkrumbuar në katin e parë të shtëpisë.

Sipas dëshmive të fqinjëve, shtëpia ishte e braktisur dhe brenda saj jetonte një endacak 40 vjeçar i quajtur Tony, i cili ishte me kombësi shqiptare.

Fqinjët kanë treguar më tej se banesa nuk kishte sistem ngrohjeje apo elektricitet, ndërsa 40 vjeçari po përpiqej të izolonte pjesën e sipërme të ndërtesës.

Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa shkaku i zjarrit nuk është zbuluar ende. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga