LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulja e interesit të Eurobondit/ Rama publikon shifrat

2 Tetor 2018, 17:16, Aktualitet CNA
Ulja e interesit të Eurobondit/ Rama publikon shifrat

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë publike uljen e interesit për eurobondin.

Sipas Ramës tashmë shteti shqiptar paguan një bond 7 vjeçar me 3.55% interes ndërsa 4 vjet më parë paguante 5.75% për një bond me afat 5 vjeçar.

Kryeministri ndër të tjera ka shkruar se vendi ynë shihet si një investim i sigurtë, falë reformave transforumese.

Postimi i plotë

Tregjet u përgjigjën qartë  4vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5vjeçar, për të kompensuar ata që investitonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7vjeçar Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga