LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasuria e bashkëjetueses "fundos" gjyqtarin e Tiranës

2 Tetor 2018, 09:42, Aktualitet CNA
Pasuria e bashkëjetueses "fundos" gjyqtarin e Tiranës

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Bledar Abdullai u bë pjesë e listës prioritare të procesit të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Megjithatë, përfshirja e tij në këtë institucion të ri, që pritet të hapë dyert si pjesë e reformës në drejtësi, duket se ka pak gjasa, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka votuar për shkarkimin e tij nga detyra.

KPK ka ndërmarrë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin Abdullai duke u bazuar në të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirë kontrollin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Si pjesë e këtij procesi KPK ka administruar raportet e përpiluara për subjektin e rivlerësimit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtari Abdullai ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, ka burime financiare të mjaftueshme, nuk ka kryer fshehje pasurie, nuk ka bërë deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi. DSIK ka dhënë gjithashtu një vlerësim pozitiv mbi pastërtinë e figurës së gjyqtarit, duke vlerësuar ?përshtatshmërinë? për vazhdimin e detyrës.

Komisioni gjithashtu ka administruara raportin mbi aftësisë profesionale të subjektit nga KLD, duke rishikuar dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti si dhe 5 dokumente ligjore të përzgjedhura sipas një sistemi rastësor.

Pasi ka administruar raportet nga institucionet e pavarura mbi subjektin, KPK ka ndërmarrë një hetim të thelluar administrativ duke vlerësuar faktet dhe prova të administruara sipas ligjit. Në përfundim të hetimit administrativ, trupi gjykues i përbërë nga Genta Tafa Bungo si kryesuese, Pamela Qirko si anëtare dhe Suela Zhegu relatore, ka arritur në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka bërë ?deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, ka dështuar të deklarojë burimin e krijimit të pasurive, si dhe ka mungesë të burimeve financiare.?

Hetimi i KPK-së për pastërtinë e figurës së gjyqtarit nuk ka konstatuar kontakte të papërshtatshme, por nga vlerësimi në tërësi i raportit të KLD-së janë konstatuar problematika në lidhje me shkeljen e afateve të gjykimit të çështjeve si dhe zvarritje dhe tejkalimin i afateve.

Pasi ka mbyllur hetimin administrativ, KPK i ka kaluar subjektit barrën e provës dhe ka marrë nga ky i fundit një kërkesë për thirrjen e dëshmitarëve që është hedhur poshtë nëpërmjet një vendimi të ndërmjetëm, me arsyetimin se fakti të cilin subjekti kërkon të provohet është i parëndësishëm ?për vendimmarrjen dhe ka për qëllim zvarritjen e gjykimit.?

KPK nënvizon në vendimin e zbardhur se edhe pse subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të rivlerësimit, në shpjegimet e tij ai ka reflektuar qëndrime emocionale, duke dhënë shpjegime të përsëritura dhe kontradiktore.

Kontrolli pasurisë

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bledar Abdullai e ka nisur karrierën ne vitin 2000 dhe është bërë subjekt i deklarimit dhe kontrollit të pasurisë nga ILDKPKI në vitin 2003. Si pjesë e hetimit administrativ të thelluar, KPK ka administruar deklaratat e tij të pasurisë nga viti 2003 deri në viti 2017, deklaratën veting, provat e administruara nga subjekti në ILDKPKI, informacionet e mbledhura nga Komisioni nga institucionet e pavarura, organet shtetërore si dhe personat juridik dhe fizik. Gjithashtu, KPK ka administruar dhe deklaratat e vetë subjektit në përgjigje të pyetësorëve të drejtuar nga Komisioni.

Nga verifikimi i deklaratave të pasurisë së subjektit, KPK ka konstatuar se personat e lidhur me gjyqtarin sipas certifikatës familjare nuk kanë përmbushur detyrimin për deklarimin e pasurisë. Pasi i ka kaluar barra e provës për këtë konstatim, gjyqtari Abdullai është shfajësuar duke akuzuar ILDKPKI se nuk përmbushur detyrimin ligjor për ta njoftuar se duhet të deklaronin. Sipas subjektit mosdeklarimi i personave të lidhur nuk është në rrethanat e deklarimit të pamjaftueshëm dhe jo të saktë. Ky pretendim i gjyqtarit është hedhur poshtë nga KPK.

Gjithashtu nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se prindërit pensionistë të z. Abdullai janë investitorë në fondin e investimeve ?Raiffeissen Prestige, ku babai ka një llogari prej 2 milionë lekë dhe ëma një llogari investimi prej 943 mijë lekë. Për këto dy llogari Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës, duke konstatuar se deklarimi i tij është i pasaktë dhe i pamjaftueshëm sipas ligjit.

?Komisioni, nisur nga fakti që personat e lidhur me subjektin e rivlerësimit nuk kanë deklaruar investimet e tyre në ?Fondin Raiffeisen Prestige?, në ?Deklaratën e Pasurisë, Vetting?, ka konkluduar gjithashtu se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e personave të lidhur,? shkruhet në vendimin e zbardhur të KPK-së.

Hetimi administrativ i KPK-së ka evidentuar faktin se në deklarimet periodike për vitet 2014,2015, bashkëjetuesja e subjektit, ka plotësuar vetëm pjesërisht formularin e deklarimit periodik duke evidentuar se zotëron pasuri veçmas. Sipas interpretimit të ILDKPKI bashkëjetuesja e subjektit nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarim. Vetë KPK, pasi ka analizuar dhe përgjigjet e subjektit ka arritur në përfundimin se deklarimi i personit të lidhur ka qenë i pamjaftueshëm, si në deklaratat periodike 2014,2015 dhe në deklaratën veting.

Në deklaratën veting subjekti ka deklaruar 11 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë llogari bankare. Në këto pasuri bëjnë pjesë një apartament 59.7 m2 me vlerë 12, 2018 lekë, me pjesë takuese ¼, në Berat. Tokë bujqësore në fshatin Kutalli, të bashkisë Ura Vajgurore etë përfituar nëpërmjet ligji 7501. Apartament banimi me sipërfaqe 118 m2 në Tiranë me vlerë 7.76 milionë lekë, i cili zotërohet 100% nga bashkëjetuesja. Një garazh me sipërfaqe 20 metra katror dhe vlerë 14,500 euro. Një apartament me sipërfaqe 98.3 m2 dhe vlerë 67,500 euro në Golem. Apartamenti është në pronësi të bashkëjetueses dhe për të janë paguar 50 mijë euro dhe mbeten detyrime prej 17,500 euro. Përveç pasurive të paluajtshme, subjekti ka deklaruar dhe një makinë të tipit Toyota Rav4 me vlerë 1.4 milionë lekë, katër llogari bankare dhe pronësinë e bashkëjetuese mbi një shoqëri.

Si pjesë e hetimi të pasurive, KPK ka verifikuar saktësinë e deklarimeve dhe burimin e ligjshëm të krijimit të pasurive në pronësi të bashkëjetueses së subjektit, ku përfshihet apartamenti me sipërfaqe 118 m2 dhe vlerë 83,200 USD si dhe garazhi me sipërfaqe 20 m2 dhe vlerë 9000 USD. Hetimi i komisionit është përqendruar tek origjina e pronës dhe ka konstatuar se ajo është përfituar nga bashkëjetuesja e subjektit, si pjesë e një kontrate shkëmbimi me motrën e saj në vitin 2016. Përpara shkëmbimit bashkëjetuesja e subjektit kishte në pronësi një apartament me sipërfaqe 66m2 me vlerë 7.7 milionë lekë dhe garazhin.

Sipas Komisionit në fillim bashkëjetuesja e subjektit A.O ka porositur në vitin 2007 tre pasuri në një kompani ndërtimi, ku përfshihet një apartament me sipërfaqe 74.2 m2 dhe vlerë 89,400 euro, një zyrë me sipërfaqe 30 m2 dhe vlerë 84 mijë euro dhe një garazh me vlerë 19 mijë euro. Vlera total e 3 aseteve ishte 192,040 euro. Në vitin 2008, znj. A.O ka shlyer shumën prej 131,500 euro. Pak muaj më vonë marrëveshja për zyrën është revokuar dhe palët kanë rënë dakord që vlera e apartamentit dhe garazhit të jetë 101,500 euro dhe shoqëria sipërmarrëse t?i kthej porositëses 30 mijë euro. Për shkak se shoqëria sipërmarrëse nuk e kishte përmbushur në kohë dhe cilësi kontratën, kosto e shitjes së dy aseteve është ulur në 7.7 milion dhe 14,500 euro. Në vitin 2013 është nënshkruar kontrata e shitblerjes së apartamentit dhe në vitin 2014 është regjistruar në ZRPP.

Komisioni ka hetuar nëse në vitet 2007-2008, bashkëjetuesja e subjektit ka pasur burime të ligjshme për shumën prej 131,500 euro, dhe ka kërkuar informacion nga subjekti, përfshirë të ardhurat e personit të lidhur në SHBA. Subjekti është përgjigjur se si burim i shumës kanë shërbyer të ardhurat e bashkëjetuese por edhe të ardhurat nga e përfituara nga marrëdhënie juridike të posaçme.

Në të ardhurat e posaçme përfshihet një hua nga e motra e znj. A.O në vlerën 38,500 USD, si dhe kontributi financiar i Bledar Abdullait në cilësinë e babait të fëmijës në vlerën 1 milion lekë deri në vitin 2007, si dhe ndihma financiare nga prindërit dhe i vëllai. Lidhur me burimin për blerjen e pasurive deklarohet ndihma financiare e prindërve të zj. A.O., në shumën prej 50.000 euro, të dhëna cash. Komisioni verën në vendim se kjo hua e pretenduar nuk mbështet në dokumentacion. Komisioni analizoi situatën financiare të prindërve bazuar në të ardhurat e tyre të fituara në vite nga ku rezultoi se në fund të vitit 2008, ata kanë mungesë të burimeve financiare në vlerën 4.9 milionë lekë.

Komisioni ka ndërmarrë një analizë të plotë të të ardhurave dhe shpenzimeve të zonjës A.O për periudhën 1997-2008, duke arritur në konkluzionin se ka një diferencë të pambuluar prej 9.6 milionë lekë. KPK ka hetuar dhe burimet e ligjshme financiare për apartamentin me sipërfaqe 98.3 metra katror në Golem, me vlerë 67500 euro, për të cilin janë paguar 50,000 euro. Në përfundim të hetimit të pasurive të paluajtshme të personit të lidhur për të gjithë periudhën e deklarimit, KPK ka arritur të konkludojë se bashkëjetuesja e subjektit ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, për të justifikuar blerjen e pasurive të paluajtshme në total, në shumën prej 5.9 milionë lekë.

Vlerësimi aftësive profesionale

Vlerësimi i aftësive profesionale të subjektit Bledar Abdullai është bërë nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili është bazuar në tre dokumente ligjorë të përzgjedhur nga vetë subjekti, 5 dosje penale të përzgjedhura me short, si dhe të dhënat nga burimet arkivore të sektorit të burimeve njerëzore të KLD.

Raporti i hartuar nga KLD-ja për subjektin i referohet aftësive profesionale dhe organizative, si dhe etikës dhe angazhimit profesional. Sipas të dhënave nga regjistri i ankesave, rezulton se gjatë periudhës trevjeçare të rivlerësimit, 8 tetor 2013 ? 8 tetor 2016, për gjyqtarin Bledar Abdullai janë paraqitur gjithsej 15 ankesa në Inspektoratin e KLD-së.

Inspektorati i KLD-së, nga shqyrtimi i 5 dokumenteve të përzgjedhura me short, sipas një sistemi rastësor, ka konstatuar kryesisht probleme që kanë të bëjnë me shkelje të afateve në gjykimin e çështjeve. Pranë Komisionit janë paraqitur 9 denoncime nga publiku, të cilat u dërguan pranë KLD-së, për verifikim dhe nga ku, nga përgjigjet e KLD-së nuk rezultoi se ka indice për të provuar pretendimet e denoncuesve.

Sipas relatores së çështjes, megjithë problemet e konstatuara nga KLD, gjyqtari Abdullai ka treguar cilësi në masë të pranueshme në punë, edhe pse për vonesat i është tërhequr vëmendja me shkrim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë./ Birn

Lajmet e fundit nga