LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet nga flakët makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale

1 Tetor 2018, 06:40, Aktualitet CNA
Shkrumbohet nga flakët makina e drejtoreshës së Qendrës

Një makinë është shkrumbuar nga flakët pak pas mesntës së mbrëmshme në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Hamdi Cenoimeri?, rreth orës 02:50.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ?Benz?, me targë AA550TN, është në pronësi të shtetases M. A., Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

?Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën ?Hamdi Cenoimeri?, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip ?Benz?, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga