Connect with Us

Referendumi për emrin e ri/ Ja si votuan shqiptarët e Maqedonisë

Aktualitet

Referendumi për emrin e ri/ Ja si votuan shqiptarët e Maqedonisë

Publikuar

-

Ditën e djeshme në Maqedoni u zhvillua referendumi për emrin e ri, në bazë të marrëveshjes së Prespës.

Sipas të dhënave nga mediat fqinje, në votim morën pjesë më pak se 50% e numrit të përgjithshëm të votuesve, duke bërë që referendumi të dështojë.

Statististikat e publikuara nga Komisioni shtetëror Zgjedhor, bëjnë me dije se kutive të votimit iu drejtuan 250 mijë shqiptarë.

Të gjitha komunat shqiptare arritën të plotësonin 50% e votave pro referendumit, por dështimi erdhi si pasojë e bojkotit nga votuesit maqedonas.

Ndërkohë kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh, se shqiptarët e Maqedonisë treguan kapacitete demokratike për një vend pretendent për integrim në NATO dhe BE.

LEXO EDHE:  Rusia e kërcënoi me sulme nëse anëtarësohet në NATO/ Reagon Maqedonia zyrtare

“Ne demonstruam kapacitete demokratike të denja për një vend pretendent për integrim në NATO dhe në BE. Ky proces i reformave, barazisë dhe mbylljes së çështjeve me fqinjët tanë garanton paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore” u shpreh Ahmeti pas mbylljes së Referendumit.

Në të njëjtën linjë me Ahmetin, ishin edhe liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ishin nisur drejt plazhit, përfunduan në parajsë/ Një ëngjëll pret te porta dy motrat e vogla

Publikuar

-

Nga

Gazetari Bledi Mane ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një familje prej katër anëtarësh, humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Mane shkruan se një kriminel, një gangster shpejtësie, mori katër jetë të pafajshme.

Ndërsa, personi që shkaktoi aksidentin, është gjallë, dhe sipas tij po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit.

Një prej nesh, një kriminel, një gangster shpejtësie dhe pakujdesie përplasi me makinën e tij, një makinë të pafajshmish.

Familja Gushi sot u shua krejtësisht. Në fillim vdiq vajza e vogël Eva 9 vjeçe, motra tjetër 14 vjeçe Anastasia mbylli sytë e dyta, i treti dha shpirt babai Eduarti 44 vjeç dhe në fund vdiq me merakun e të treve nëna, Silvana 33 vjeçe.

Udhëtimi me makinën e tyre ndaloi, por edhe udhëtimi i familjes drejt parajsës ndaloi. Te shkallët e hyrjes një ëngjëll i purpurt klithte e bërtiste:

-Kush i solli kaq shpejt këto dy vogëlushet e pafajshme në parajsë?

Ndërkohë mbi tokë gangsteri që i vdiq është gjallë dhe po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit…”-shkruan Bledi Mane.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mashtronte me shitjen e banesave/ Dënohet sërish biznesmenia në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli, është dënuar sërish nga Gjykata.

Sipas report tv, gjyqtari Gert Hoxha e dënoi me 8 vite burg për mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda.

Ndërkohë, Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Kallzimi kërë herë është bërë nga 6 persona, të cilëve u është shitur hyrja disa herë.

LEXO EDHE:  Rusia e kërcënoi me sulme nëse anëtarësohet në NATO/ Reagon Maqedonia zyrtare

LEXO EDHE:  Maqedoni/ Me 64 vota pro miratohet ligji për gjuhët

Kujtojme ketu se pak kohe me pare, Gjykata e Tiranës kishte vendosur 6 vite burg për Vjollca Hoxhollin.

Shiste dy herë apartamentet/ Gjykata dënon me 6 vite burg sipërmarrësen

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qarkullonin me armë me vete/ Arrestohet 30 vjeçari, një tjetër person shpallet në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.Gj 30 vjeç dhe L. T 25 vejç nuk iu bindën urdhërit për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë.

LEXO EDHE:  Maqedoni/ Me 64 vota pro miratohet ligji për gjuhët

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në shtetin fqinj/ Konfirmohen 182 raste me Covid brenda 24 orëve, 6 viktima

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE