LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama inauguron rrugën e nisur nga Berisha/ Katërfishon çmimin

1 Tetor 2018, 12:05, Aktualitet CNA
Rama inauguron rrugën e nisur nga Berisha/ Katërfishon çmimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kryeministri Rama dje inauguroi fillimin e punimeve në aksin Kardhiq-Delvinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se dje ishte hera e dytë që Rama inauguron të njëjtën rrugë.

Sipas Berishës, ?Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan. Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.?.

Në postimin e tij, Berisha sqaron se loti i parë i rrugës u u ndërtua brenda 7 muajve me një shumë prej 5,1 milion euro, ndërsa ?Rama njoftoi se 7 km e lotit të dytë (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndërtohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte?.

Postimi i plotë i Berishës:

Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!

Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.

Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.

Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,

Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! sb

Lajmet e fundit nga