LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njihuni me avokatin më të vjetër në botë/ 99 vjeç dhe nuk ndalet së punuari

1 Tetor 2018, 21:45, Aktualitet CNA
Njihuni me avokatin më të vjetër në botë/ 99

99-vjeçari Attorney Morton Katz u bë avokat në vitin 1951, pasi shërbeu në Luftën e Dytë Botërore dhe vijon të punojë si avokat në shtetin e Konektikatit, si mbrojtës i interesave publike.

Katzi bën pothuajse të gjithë punën e tij vetem, pa ndihmën e sekretareve, duke përdorur telefonin në vend të kompjuterit. Ai u ka bërë përshtypje gjithë kolegëve për shkak të memories që ka dhe aftësive për të mbajtur mend shumë detaje.

99-vjeçari tregon se nuk ka asnjë plan të dalë në pension.

Më pëlqen ajo që po bëj. Nuk do të dija çfarë të bëja nëse nuk do të praktikoja ligjin. Nuk dal në pension deri sa të më heqin”, tregon 99 vjeçari.

Lajmet e fundit nga