Connect with Us

“Ma kërkuan tokën për të mbjellë drogë”/ Reportazhi i CNA.al tregon se ç’po ndodh në fshatin ku u gjet thesari ilir

Aktualitet

“Ma kërkuan tokën për të mbjellë drogë”/ Reportazhi i CNA.al tregon se ç’po ndodh në fshatin ku u gjet thesari ilir

Publikuar

-

Në të dalë të Fierit marrim, rrugën majtas. Jemi nisur për në fshatin që i përket hartës së qarkut të Fierit, por ata që kanë lindur aty e quajnë veten mallakastriot.

Kreshpan i thonë, një fshat i mbushur me histori. Është fshati i parë në hyrje të qytezës së Cakranit, ose zona që njihet si thesar për arkeologët. Aroma e naftës, nuk na ndalet gjatë gjithë rrugës edhe kur mbyll xhamat e makinës, atë prapë e ndjen.

Prej gati 5 dekadash, kjo zonë po vuan nga një plagë e thellë, industria e naftës. Gjurmët e naftës i gjen, kudo në ajër, tokë dhe ujë.

Gjatë gjithë rrugës për në Kreshpan, na bëjnë hije pemët. Makina ndalon, vështrimi më ndalet para një sipërfaqeje të madhe me pemë, i thonë pylli i fshatit. Buzë tij rrjedh Gjanica, lumi më i ndotur në Shqipëri. Në të ka vite që dredhen mbetjet e rënda të naftës dhe edhe pse banorët po vuajnë nga sëmundje, si fenolet në gjak e deri çrregullimet në sitemin nervor, askush nuk ka bërë asgjë për t’i ndaluar kompanitë naftënxjerrëse që mos t’i derdhin mbetjet në lumë.

Për t’u ngjitur në fshat duhet të kalojmë, pyllin. Ka edhe një rrugë tjetër, por ajo nuk është aq e magjishme sa  rruga e pyllit. “Eh sikur Gjanica të mos ishte ndotur, mbase Kreshpani do të ishte në listën e 100 fshatërave turistike”,  them me vete, teksa përshkoj pyllin.

Në të dalë të pyllit më shfaqen shtëpitë e para, i afrohem njërës prej tyre. Në baçe siç i thonë në Kreshpan, një burrë i moshuar po punonte tokën.

E përshëndes dhe e pyes si quhet.

“Musa e kam emrin. Kë kërkon ti këtu”?- më pyet ai.

I tregoj se gjyshi im kishte lindur në Kreshpan dhe se quhej Kadri dhe se doja të shikoja shtëpinë, ku ishte gjetur thesari më i madh ilir në Shqipëri.

“Ah, po ti fol moj. Thuaj jam mbesa e Kadriut. Nga e di për thesarin, as sot se dimë se ku është. E gjeti një djalë i ri, katërmdhjetë vjeç ishte në oborrin e shtëpisë. Në 1980 i gjeti, ishin shumë monedha nga ato të kohës së mbretit Monun. Ka qenë mbret ilir ai, po ku e dini ju të rinjtë”,- tregonte Musai.

Pasi i tregova se origjina ime ishte nga ky fshat, toni i zërit të tij ndryshoi dhe siç thonë mallakastriotët, u shtrua në muhabet.

“Që ta dish t’i bija e xhaxhait, në Kreshpan, dikur ka pasur më shumë gra të veja në kohën e turkut. Se i vranë burrat se kemi qenë katolik ne, po pasi vrarë shumicën e burrave u bëmë myslyman. U bëmë të gjithë, ka pasur dhe një kishë këtu, po dha urdhër xhaxhi ta shembin. Ai që e goditi i pari me çekan, i vdiqën katër djem. Shikon Zoti bijë e xhaxhait, shikon”,- tregonte ai.

LEXO EDHE:  Policia greke sekuestron heroinë dhe kanabis/ Në pranga 35-vjeçari shqiptar

E pyeta sërish se si mund ta gjeja shtëpinë, ku ishte  gjetur thesari, por Musai nuk kishte ndërmend të më linte të ikja pa m’i treguar të gjitha, se ç’ndodhte në Kreshpan, madje për ta vërtetuar se kreshpanjakët ishin më shumë mallakastriot se sa fierak urdhëroi gruan të më sillte një gotë raki. Ndryshe nga çdo zonë tjetër në Mallakastër rakia pihet dhe nga gratë, madje ngrenë dhe dolli me burrat.

“Tani dëgjo t’i bijë e xhaxhit. Këta mirë thesarin na i morën, po këtu po bëjnë më keq. Që thua t’i mua tokën ma kanë kërkuar për të mbjellë drogë”,- rrëfeu Musia.

Unë zgurdhullova sytë.

“Ça ke moj nuk beson? Na ktheje këtë ta marrësh veten”.- tha dhe më zgjati gotën.

Nuk e ktheva më mjaftoi vetëm era e fortë e alkoolit që dilte nga ajo gotë.

“Është nga rrush i mirë. Dëgjo, jo vetëm mua po shumë ua kanë kërkuar. Se ka ujë këtu, nga lumi dhe ajo e uruar ujë do që të rritet të bëhet e mirë. Pastaj na mbulon pylli, si i thonë nga ne”,- vazdonte Musai të tregonte.

Pasi tha këto fjali, ma tregoi rrugën për tek shtëpia ku ishte gjetur thesari. E pashë nga larg nuk iu afrova shumë,  i bëra një foto dhe ika.

Nuk e kisha më mendjen tek thesari, as tek mbreti Monun, për të cilin kisha lexuar në librat e arkeologjisë, që ime motër kishte studiuar në shkollë.

Mendimet m’i kishte bllokuar fjalia “Ma kanë kërkuar tokën për të mbjellë drogë”. Vallë a është e vërtetë se në fshatin, ku lindi gjyshi im, po ndodh diçka e tillë?!

Që prej më shumë se dy javësh edhe tani, që po e hedh në letër udhëtimin për në Kreshpan e kam ende në kokë, pyetjen “A janë të vërteta fjalët e Musait plak”?

Edhe nëse rezulton ashtu Kreshpani, nuk është fshati i parë Shqiptar që mbillet me drogë.

E kësaj i shkon për shtat vetëm një shprehje e një shkrimtari gjerman “Kush di shumë ,atij i dhemb më tepër e vërteta e hidhur”…

Sqarim mbiemri i Musait nuk është treguar, për arsye frike nga ana e tij.-Xhentiana Muskaj/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Publikuar

-

Nga

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish në rrjetet social, por këtë herë duke e zhvendosur vëmendjen tek politika.

Me tone ironike, Kalo shkruan se kriter për pranimin e kandidatëve, të majtë apo të djathtë, përpos testeve për drogë, alkool, bixhoz, dëshmi penaliteti duhet të jetë dhe mospasja e veseve si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia. Pra, duhet së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë” nga veset e mësipërme, pastaj të kandidojnë.



Por sipas Kalos vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të virgjërisë politike” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë nuk janë treguar.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991….Në këtë fushatë parazgjedhore, përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!…. BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Pompeo "godet" Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.



Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi vlerëson distancimin e BE/ Legalizimi i kanabisit “karrem” i kryeministrit për efekt elektoral

LEXO EDHE:  Dëmet që ju shkakton kanabisi

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Politikanët të shpëtojnë botën nga ndryshimet klimatike

LEXO EDHE:  Policia greke sekuestron heroinë dhe kanabis/ Në pranga 35-vjeçari shqiptar

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE