LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hipokrit dhe gënjeshtar”/ Vasili akuza Ramës

1 Tetor 2018, 16:33, Aktualitet CNA
“Hipokrit dhe gënjeshtar”/ Vasili akuza Ramës

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili teksa shkruan se Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen, ka risjellë në vëmendje një deklaratë në tij në 6 nëntor 2011 në kongresin e Partisë Socialiste.

Sipas Vasilit ?Sot standarti i vërteteë i Edi Ramës është vetëm një: alibia e çdo lloji llumi qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge etj etj?.

Postimi i plotë:

Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen !!!

Dikur 7 vjet me pare ne opozite,Edi Rama shprazte fishekzjarre denglash dhe hipokrizie morali me tonelata.
Ne kongresin e partise socialiste ne 6 nentor 2011 ja ç’thoshte pacipesisht dhe me ze te larte:

“Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s?mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam”.

Po sot?
Sot standarti i vertete i Edi Rames eshte getem nje: alibia e cdo lloji llumi qofte ky perdhunim,krim,trafik droge etj etj.
Ky eshte standarti qe mbrojti Elvis Roshin,Saimir Tahirin,Agron Xhafen dhe se fundi perdhunuesit e Fushe Krujes, e plot e plot te tjere kryetar bashkie,drejtore e nepunes te larte.
Ndaj mos e besoni kurre.Ai eshte thjesht nje hipokrit dhe genjeshtar.Cdo fjale e tij eshte vetem e kunderta e asaj qe thote.
Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen…../ CNA.al

Lajmet e fundit nga